KF “Ilirėt” kanė treguar ndeshjen mė tė mirė tė sezonit. Ata kanė mundur kampionin aktual tė Maqedonisė dhe liderin aktual nė futsall, Zhelezarecin nga Shkupi me rezultat 3-2, duke i shkaktuar humbjen e parė nė edicionin e ri. Ndeshja ėshtė zhvilluar tė shtunėn nė mbrėmje nė sallėn sportive nė Kumanovė dhe i ka takuar javės sė 13-tė.
Të zgjedhurit e trajnerit Gazmend Hiseini kanë dhënë më shumë se maksimumin për të fituar këtë ndeshje derbi dhe mundi i tyre në fund është paguar-fituan ekipin kampion, i cili në radhët e veta pothujase i ka të gjithë lojtarët e reprezentacionit të Maqedonisë në futsall.
“Të them të drejtën se kam pritur fitore, sepse ne mbetëm vetëm me pesë lojtarë, nuk kishim zëvendësime në terren, ndërsa ata luanin si me dy ekipe, pasi i ndërronin shpesh lojtarët. Mirëpo futbollistët tanë dhanë maksimumin dhe fituam. Mendoj se ishte me meritë”, tha trajneri Gazmend Hiseini.
Fillimi i ndeshjes nis keq për “Ilirët”, të cilët pranuan një gol, por që nuk i demoralizoi aspak, përkundrazi i motivoi më tepër në vazhdim të ndeshjes. Nuk vonoi shumë kohë dhe Bekim Ramadani (një nga më të dalluarit në terren) arriti të barazoj rezultatin në 1-1. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë. Gjysmëloja e dytë ka folur më shumë për ekipin shqiptar, i cili përmes Ramadanit (goli i dytë) vjenë për herë të parë në epërsi prej 2-1.
Për të ruajtur një avantazh të ngushtë karshi Zhelezarecit ishte shumë vështirë, pasi mysafirët herë pas here luanin me një lojtar më tepër në fushë, duke nxjerrë portierin nga loja. Dhe, një taktikë e tillë shkupjanëve u solli sukses, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Dy minuta para fundit të lojës “Ilirët” sërish vijnë në epërsi.
Një aksion të rrjedhshëm të tyre në gol e shndërroi kapiteni Arijat Osmani për rezultatin përfundimtar 3-2. Kjo ishte disfata e parë e “Zhelezarecit” pas 13-javëve dhe fitorja më e ëmbël e “Ilirëve” në këtë kampionat.
Ilirët, fitoren ia dedikojnë Besir Ajrullahit
Ekipi i futbollit “Ilirët” fitoren kundër Zhelezarecit ia kanë dedikuar shokut të tyre Besir Ajrullahi, i cili të shtunën, në moshën 29-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.
“Të gjithë lojtarët tanë me pikëllim të madh e kishin pritur lajmin për vdekjen e hershme të shokut tonë Besirit. Andaj kjo fitore i dedikohet atij”, deklaroi në emër të lojtarëve kryetari i KF Ilirët, Fitor Jakupi. Ajrullahi ka qenë dashamirë i sportit e veçanarisht i futbollit. Ka qenë i lidhur ngushtë me KF Ilirët, ndërsa kontributin e tij e ka dhënë edhe si gazetar në televizionin “Festa” në Kumanovë, duke informuar sportdashësit për sukseset e këtij ekipi.