Nė mbledhjen e mbajtur so tė Kėshillit drejtues pranė FFM-sė nė Tetovė, zgjodhėn mė tė mirėt pėr vitin 2011, ku skuadra e Shkėndijės u shpall skuadra mė e mire e vitit, duke lėnė pas skuadrat si Renova, Vardari e Metalurgu, ndėrsa Ferhan Hasani u zgjodh futbollisti mė i mirė i vitit, ku arriti tė le pas Filip Ivanovski dhe Krste Velkovski.
Në Kategorinë e trajnerëve si trajner më i mirë u shpall ish trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, kështu që këtë vit në shpalljen e më të mirëve, shohim qartë se skuadra e Shkëndijës ka bërë që të ndëgjihet zëri i saj në të gjithë futbollin vendas edhe pas shpalljes së kamion i sezonit 2010/2011.
Gjithashtu skuadra e te rinjëve të Renovës u shpallën si e skuadra më e mirë e vitit në kadegorinë e të rinjëve, Trickovski u shpall lojatari më i mirë i cili luan jashtë vendit, Gentijana Roçi u shpall futbolliste më e mirë në kategorinë e femrave.
Për shkak të revidimit të buxhetit , këtë vit nuk do të ketë manifestim sikurse vitet tjera, kështu që FFM, vendosi këto ti shpall në mbledhjen e sotme e cila u mbajt në tetovë në restorant Delfini, ku ishin të pranishem, antarët e këshillit drejtues të FFM-së./Telajmi.com/