Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Greqi, babė e bir i vrau shqiptari, i paguar nga njė grek

Greqi, babė e bir i vrau shqiptari, i paguar nga njė grek

  Publikuar: 24 Dhjetor 2011, E Shtune 17:57:39. E lexuar 124 herė
Greqi, babė e bir i vrau shqiptari, i paguar nga njė grek

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

KALLAMATA – Pėrfundon hetimi i policisė mbi vrasjen e emigrantit shqiptar Filip (Fillim) Mesaja, 35 vjec dhe djalit tė tij 3 vjec, Olgert, nė 29 Nėntor, nė fshatin Plati tė Kalamatas.

Në vrasje është e implikuar një organizatë kriminale e përbërë nga 13 grekë e një shqiptar, ndër të cilët 8 janë arrestuar dhe 6 janë në kërkim.

Grupi është i njohur për trafik droge dhe shantazhe ndaj biznesmenëve dhe sipas policisë, Fillim Mesaja kishte njohje me anëtarët e kësaj organizate.

Vrasja makabre është kryer nga një shqiptar, i paguar nga një grek.

Arrestimi i autorit të vrasjes, shqiptarit 29 vjecar u bë dje në mëngjes, në një shtëpi në Porto Raftis të Athinës, pas një operacioni policor të organizuar të Njësisë speciale anti-terroriste.

Në polici shqiptari ka treguar gjakftohtë se si i telefonoi viktimës dhe e thirri në pritë, ku bëri edhe krimin e pashembullt.

“Shkova, hapa derën e makinës së 35-vjeçarit, e vrava atë dhe më pas thera fëmijën”, ka pohuar ai, duke shtuar se porosinë për vrasjen e mori nga shefi i grupit, 49 vjecar grek, që është ndër të arrestuarit.

Shqiptari, sipas policisë është autor edhe i vrasjeve të tjera me kontratë.

Urdhëruesi i vrasjes së emigrantit shqiptar dhe foshnjës 3 vjec, është greku Vasilis Varelas, ish boksier, i dënuar për vrasje dhe trafik droge në Greqi, ndërkohë është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij binjak, Kristos Varelas.

Gjatë operacionit të gjerë për kapjen e të dyshuarve, policia gjeti disa lloje droge në sasi të vogla, 2 pistoleta, 3 armë gjahu, sasi të madhe fishekësh, 7 thika dhe 4500 Euro në pronësi të tyre. Grupi kriminal kërcënonte biznese dhe merrte shuma të mëdha prej tyre dhe trafikonte lëndë narkotike në rajonin e Peloponezit.

Akuzat kundër 8 të arrestuarve dhe personave të kërkuar, janë: pjesëmarrje në organizatë kriminale të projektuar për grabitjen e pronarëve të dyqaneve dhe klubeve të natës, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike, vrasje, posedim dhe përdorim ilegal të armëve.

Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec, u gjetën të vrarë në fund të muajit të shkuar, në makinë në fshatin Plati të Kallamatës. 35 vjecari ishte vrarë me cifte në kokë, ndërsa fëmijës i ishte prerë fyti. Vrasja në fjalë shokoi mbarë opinionin në Greqi, vecanërisht për faktin që viktimë u bë edhe një fëmijë i pafajshëm, 3 vjecar.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com