Ėshtė larguar qė prej 18 tetorit nga drejtimi i Kombėtares shqiptare (“de fakto”, pasi “de jure” ėshtė nė kontratė me FSHF-nė deri mė 31 dhjetor 2011), por nuk nguron ta kthejė kokėn. Thotė se ka mėsuar nga mediat emrin e pasardhėsit tė tij nė drejtim tė kuqezinjve, por nuk e njeh aspak De Biazin. Sakaq, pa ndonjė keqardhje, madje me goxha xhentilesė, ish-trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, i jep kėshillat dhe sugjerimet e fundit italianit, duke shpresuar qė ai nuk do bėjė tė njėjtat gabime qė bėri kroati, sidomos gjatė vitit 2011
“Nuk e njoh as personalisht dhe as si trajner Xhani De Biazin, pasi nuk më ka rënë rasti që të përballem me atë. Nga ana tjetër, mund të them se përveç faktit që është italian dhe vjen nga një vend me shumë traditë në trajning, asgjë tjetër më shumë nuk mund të them për të. Besoj se presidenti Armand Duka e ka menduar mirë më përpara dhe ka bërë zgjedhjen e duhur për Kombëtaren shqiptare. Sakaq, nëse do isha në një tavolinë me atë tanimë do t’i kisha thënë shumë, shumë gjëra, nga duhet t’ia nisë për të pasur sukses në drejtim të Kombëtares shqiptare. Gjithsesi, pikë së pari do t’i sugjeroja që të bënte një plan të detajuar me personat që ka pranë dhe me Federatën. Kjo jo vetëm për momentin, për kualifikimet e Botërorit, por edhe për më tej. Së dyti, duhet me patjetër që të piketojë minimalisht 25 lojtarë. E mira do ishte që të kishte 30 lojtarë në dispozicion para nisjes së kualifikimeve, nga ku të mundohej që t’i bënte herë pas here pjesë të ekipit, pasi dihet që në një grumbullim nuk shkojnë më shumë se 22-23 lojtarë”, ka pohuar ish-trajneri kroat i ekipit tonë përfaqësues, Josip Kuzhe.