Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kuba paralajmėroi lirimin e 2.900 tė burgosurve

Kuba paralajmėroi lirimin e 2.900 tė burgosurve

  Publikuar: 24 Dhjetor 2011, E Shtune 17:31:20. E lexuar 114 herė
Kuba paralajmėroi lirimin e 2.900 tė burgosurve

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

24 dhjetor-"Tė gjithė ata kanė kryer njė pjesė tė rėndėsishme tė dėnimit tė tyre dhe kanė treguar sjellje tė mirė," thuhet nė njė deklaratė zyrtare qeveritare, cituar nga Prensa Latina.

Kuba paralajmëroi se do të lirojë 2.900 të burgosur, përfshirë edhe disa të dënuar për krime politike, në ditët e ardhshme.

Organi qeverisës të vendit, Këshilli i Shtetit, tha se masa ishte një gjest i vullnetit të mirë pas marrjes së "shumë", kërkesave nga të afërmit dhe institucionet fetare.

U tha se shumë nga ata që do të lirohen janë të sëmurë, gra apo pleq.

Por qytetari amerikan, Alan Gross, i dënuar për krime kundër shtetit, nuk ishte në listë, sipas raportimeve.

Zëvendësministrja e Jashtme kubaneze, Jozefina Vidal deklaroi se "Amerikani, i cili është duke kryer 15 vjetët e dënimit në një burg kuban, për shkak se mori pajisjet e internetit në ishullin komunist, nuk është në listë".

Refuzimi i Havanës për ta lënë të lirë atë, i ka lënë marrëdhënie të ngrira me SHBA-në.

Këshilli i Shtetit njoftoi këtë të premte planin për lirimin e të burgosurve.

"Të gjithë ata kanë kryer një pjesë të rëndësishme të dënimit të tyre dhe kanë treguar sjellje të mirë," thuhet në një deklaratë zyrtare qeveritare, cituar nga Prensa Latina.

Megjithatë, Këshilli i Shtetit theksoi se personat e dënuar për krime të rënda si, spiunazh, vrasje ose trafik droge, nuk do të jenë pjesë e amnistisë



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com