Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti ka ritheksuar gatishmėrinė e subjektit tė tij pėr tė ndėrmarrė aksion nė bllokimin e pikave kufitare tek Dheu i Bardhė dhe Merdare, nėse Qeveria nuk zbaton mocionin e miratuar nė Kuvend deri mė 1 janar tė vitit 2012. Por, Kurti ka lėnė tė nėnkuptohet se aktivistėt nuk do tė ndėrmarrin njė aksion tė tillė edhe nė pjesėn veriore. Ai tha se pikat kufitare nė veri me Serbinė, do t’i bllokojė kur ta ketė pushtetin.
Këto deklarata kreu i Vetëvendosjes i ka dhënë gjatë një interviste për Kosovapress, ku mes tjerash ka folur edhe për çështjen e vizës së tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lideri i partisë më të zëshme opozitare, Albin Kurti konsideron se gjatë vitit 2011 një ndër vendimet më të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, që pas shpalljes së pavarësisë, ka qenë votimi i mocionit të iniciuar nga Vetëvendosje për reciprocitet të plotë, politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.
Ai ka paralajmëruar edhe një herë se Vetëvendosje është në përgatitje e sipër, që nëse Qeveria nuk vepron deri më 1 janar 2012, atëherë me datën 14 janar me aktivistët e saj të bllokojë pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe në Merdare.
Mirëpo, Kurti ka lënë të nënkuptohet se aktivistët nuk do të ndërmarrin një aksion të tillë edhe në pjesën veriore. Ai tha se pikat kufitare në veri me Serbinë, do t’i bllokojë kur ta ketë pushtetin.
“Një ditë, kur do të jemi në pushtet do t’i përdorim edhe mekanizmat shtetëror dhe atëherë përfundimisht do t’i mbyllim edhe kufijtë veriorë me Serbinë. Ne veprojmë ashtu siç i kemi mundësitë, me aktivistët tanë me qytetarët që na mbështesin. Ndërkaq, për pikat kufitare në veri është e domosdoshme që ne të kemi edhe mekanizmat shtetëror, të cilat i ke vetëm atëherë kur i je në pushtet. Dhe tash Qeveria po i përdorë mekanizmat shtetëror për të mos vepruar në veri të Kosovës, mendoj që edhe asaj do t’i vije dita”, ka thënë ai.
Lideri i Vetëvendosjes ka folur edhe për telashet që ka pasur me çështjen e vizës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tregoi se Ambasada Amerikane në Shkup nuk ia ka refuzuar vizën, por ende as nuk ia ka lëshuar. I vetmi konfirmim prej ambasadës ka qenë se viza mund të vonohet.
Kurti thotë se kjo ka mundur të vij si shkak i influencës politike të dikujt nga Prishtina ose Shkupi, sepse dokumentacioni që është kërkuar ka qenë i kompletuar.
“Nuk mund ta di kush ka ndikuar dhe sa ka ndikuar. Por, me vet faktin se nuk më kanë dhënë një përgjigje ligjore që në bazë të këtij ligji, të këtij neni, të këtij akti nënligjor të SHBA-ve, ta refuzojmë vizën. Meqenëse nuk ishte kështu, atëherë më duket se ka të bëjë me disa influenca politike anash, e jo me përballje ligjore të drejtpërdrejta”, është shprehur ai.
Në këtë rast, Kurti kujton edhe faktin se autoritet maqedonase e kishin ndaluar në kufi kohë më parë dhe e kishin penguar të marrë pjesë në Konferencë që ishte organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare Strategjike, në të cilën ndër të tjera ishte paraparë të diskutohet edhe për Kosovën