Njė ditė pasi parlamenti francez miratoi njė projektligj qė dėnon tė gjithė ata qė mohojnė genocidin e kryer nga Perandoria Osmane ndaj armenėve, kryeministri turk, Taip Rexhep Erdogan, ka lėshuar akuza tė forta ndaj Francės, duke ndezur edhe mė tej situatėn.
Erdogan ka deklaruar se Franca, përpara se të flasë për genocidin e turqve ndaj armenëve, do të bënte mirë që të pranonte genocidin që ka kryer ndaj popullit të Algjerisë.
“Franca ka zhdukur 15% të popullsisë së Algjerisë që prej vitit 1945. Bëhet fjalë për një genocid të vërtetë”, ka thënë Erdogan, duke iu përgjigjur kështu dhëmb për dhëmb Francës. Erdogan deklaroi se presidenti Sarkozi mund të pyesë babain e tij, i cili ka qenë në Algjeri me trupat franceze.
Por menjëherë është përgjigjur babai i Sarkozi. Gjatë një interviste për televizionin BFMTV, Pal Sarkozi tha se këto deklarata janë qesharake. Ai tha se nuk ka qenë kurrë në Algjeri. Babai i presidentit tha se nuk e ka kaluar kurrë Marsejën dhe këtë e faktojnë dokumentet. Ai ka pranuar megjithatë se ka qenë për katër muaj në Legjionet e Huaja.
Turqia është një nga aleatët më të rëndësishëm në fushën ushtarake dhe ekonomike për Francën, por, duke qenë se në Francë jetojnë gjysëm milioni armenë, analistët shprehen se Sarkozi po përpiqet të fitojë votën e tyre për zgjedhjet presidenciale.
Projektligji pritet të shkojë në Senat vitin tjetër dhe me të gjitha mundësitë nuk do të miratohet. Por, pasojat e këtij veprimi elektoral të Sarkozisë mund të jenë shumë të rënda, pasi tashmë po humbet një prej aleatëve të vet kryesorë.