Gjatė dhe pas ndeshjes sė mbrėmshme tė basketbollit mes Kozhufit de Lirisė ka pasur incidente tė cilat pėr fat tė mirė nuk kan dalė jashtė kontorllit....
Ndeshja e fundit e vitit në elitën e basketbollit të Maqedonisë mes skuadrës së Kozhufit nga Gjevgjelia dhe Lirisë së Shkupit, ka qenë e shoqëruar me shumë incidente dhe me fyerje në baza nacionale. Drejtuesit e skuadrës shkupjane thonë se gjatë tërë ndeshjes ka pasur incidente më të vogla, ndërsa kulminacioni ka arritur në kohën kur është mbyllur takimi. Një numër jo edhe i vogël i tifozëve vendas është futur në parket për të sulmuar basketbollistët shkupjan , ndërsa kjo vërtetohet edhe në buletinin e Federatës së basketbollit të cilin e publikoi sot.
“Kulminacioni u arrit kah fundi i ndeshjes, megjithatë në atë skenarë kanë qenë të përfshirë sidomos referat të cilët dhanë një kontribut shumë të madh që situata të shkon në atë drejtim. Pati hyrje të publikut në sallë, kemi qenë të ofenduar gjatë gjithë lojës, por ofendimet tash më kemi filluar edhe mos ti marrim edhe aq shumë serioze. Megjithatë gjuajtja me gjëra të forta ka qenë prezent gjatë tërë lojës”, tha Zekirja Idrizi anëtar i bordit drejtues të KB “Liria” nga Shkupi.
Pas këtij incidenti të ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme në mënyrë të shpejtë ka reaguar Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Kjo jo vetëm që vërteton incidentin në fjalë kur një grup i tifozëve vendas është futur në parket me të vetmin qëllim për të sulmuar basketbollistët e Lirisë, por edhe ka shqiptuar dënimet. Për shkak të futjes së fansave në terren pas mbylljes së ndeshjes skuadra nga Gjevgjelia, është gjobitur me 20 mijë denarë, ndërsa për hedhjen e gjë sendeve të ndryshme këta morën gjobën prej 10 mijë denarëve. Shuma e gjobave të shqiptuara së bashku me atë për fyerje në baza nacionale kap shifrën e 49 mijë denarëve.