Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Xhamia Burmali, kėshilli prezanton projektin 3D

Xhamia Burmali, kėshilli prezanton projektin 3D

  Publikuar: 24 Dhjetor 2011, E Shtune 01:05:27. E lexuar 109 herė
Xhamia Burmali, kėshilli prezanton projektin 3D

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kėshilli pėr rindėrtimin e xhamisė Burmali nė sheshin e qytetit tė Shkupit, sot nė Ēifte Amam prezantoi projektin tridimensional (3D) tė kėsaj xhamie qė sipas kėshillit duhet tė ndėrtohet nė vendin ku ka qenė.

Siç thanë nga këshilli, ky organizim kishte për qëllim të dëshmojë se akoma është duke vazhduar iniciativa për rindërtimin e xhamisë Burmali. Sipas Ramadan Ramadanit, risi është dislokimi i kishës që parashihet të ndërtohet në hapësirë tjetër dhe jo në vendin e xhamisë Burmali.
“Ne mendojmë se është më se e nevojshme pasi tani kemi momente të reja, kur kisha në qendër edhe zyrtarisht është dislokuar apo parashihet në tjetër vend e jo në qendër të sheshit të Shkupit, gjë që në një farë mënyre e liron Burmali Xhaminë prej atij konotacioni politik të cilën ia jepte ndërlidhja me kishën. Andaj ne jemi të lumtur të vazhdojmë me kësi projekte dhe me këtë ne vetëm se shprehim atë thellshmërinë e vizionit të cilin e ka kjo popullatë për nevojën dhe domosdoshmërinë e rindërtimit të këtij nishani të Shkupit”, deklaroi Ramadan Ramadani, këshilli për rindërtimin e xhamisë Burmali.
“Minarja e saj elegante dhe kompozicioni me urën e gurit siç e pamë, paraqet një ekzemplarë të përkryer hapësinor estetik që nuk mundë të haset askund në botë. Sipas disa karakteristikave ajo paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të kreativitetit artiktektural dhe harmonisë hapësinore”, tha Behixhudin Shehapi, këshilli për rindërtimin e xhamisë Burmali
Në kuadër të prezantimit tredimensional për xhaminë Burmalin, u shfaq edhe ekspozita organizuar nga Shoqata kulturore qytetare Vizioni-M dhe Art Vizion, sektori i femrave. Projekti në fjalë u mbështet nga Ministria e Kulturës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com