Paraburgimi pėr tė akuzuarit nė rastin Merimanga tė zėvendėsohet me njė masė mė tė lehtė tė sigurisė.
Kështu ka kërkuar LSDM-ja opozitare në protestën e organizuar para burgut të Shutkës me rastin e njëvjetorit të arrestimit të Velija Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij nga televizioni A1 dhe firmave tjera në rrugën Pero Nakov. Klubi i grave të LSDM-së akuzojnë institucionet se ndaj të paraburgosurve po zhvillojnë politikë çnjerëzore, selektive dhe hakmarrëse.
“Për të kuptuar se sa serioze është kjo punë unë dua t’ju them se një prej 8 të burgosurve e kanë dërguar nga qelia në sallën e operacionit. E operuan nga tumori edhe imagjinoi, në këtë gjendje ai është i kthyer përsëri në qelli. Kjo është e trishtueshme”, u shpreh Lençe Nikollovska LSDM.
“Drejtësia selektive dhe sjellja çnjerëzore e qeverisë i dënon më shumë të vegjlit . Qeveria, paraburgimin e shfrytëzon jo si mjet për të siguruar fakte, e përdor për hakmarrje të personave që nuk mendojnë si ajo”, tha Cvetanka Llaskova.
Në mesin e protestuesve ishin dhe bashkëshortet e Darko Perushevski dhe Velija Ramkovski. Mazes Ramkovska dhe Cveta Perushevska të cilat me lot në sy kërkuan që të afërmit të tyre të lëshohen në liri.
“Ky fëmijë ishte vetëm 2 vjeç kur nëna e tij u arrestua. Në mbrëmje ishin së bashku, ndërsa në mëngjes nënën ia morën . Për mua është e qartë gjithçka, motivi dhe qëllimi por kush do ti jep shpjegim fëmijëve përse nëna e tyre nuk është me ta”, deklaroi Mazes Ramkovska, bashkëshorte e Velija Ramkovskit.
“Vërtet një vit në paraburgim është shumë për gjithë ne. Një vit pa pasur mundësi për tu takuar të dy vajzat njëra 8 dhe tjetra 2 vjeç është vërtet shumë”, u shpreh Cveta Perushevska.
Ne gjykatën themelore Shkipi 1 edhe më tej vazhdon procesi gjyqësore për te akuzuarit ne rastin “Merimanga” ku në bankën e te akuzuarve gjenden ish pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski dhe 22 persona tjerë, te akuzuar të gjithë për larje te parave, keqpërdorim te detyrës zyrtare si dhe fshehje te tatimit.