Sulmuesi i kombėtares shqiptare tė futbollit, Hamdi Salihi, ėshtė vėnė nėn shėnjestrėn e klubeve Premier League.
Lajmi bëhet i ditur nga skysports.com, që nuk citon emrat e skuadrave por thekson se janë disa prej tyre që janë vënë në garë për sulmuesin shqiptar bashkë me disa ekipe të njohura evropiane.
Sipas skysports.com, “Bomberi” mund të transferohet në janar pasi kontrata e tij me Rapidin përfundon me mbarimin e sezonit.
Sipas po të njëjtit burim, Salihi shihet si një sulmues më i mirë se Jelaviç, ish-futbollist i Rapidit që tashmë aktivizohet me Rejnxhërs në Skoci.
Salihi ka shënuar 42 gola në 66 ndeshje për Rapidin e Vjenës dhe kjo është arsye e mjaftueshme që shumë skuadra të fillojnë të bëjnë ofertat e tyre për lojtarin që në ditët e para të janarit.