Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kuvendi e miratoi Buxhetin pėr vitin 2012, por pa votat e opozitės shqiptare

Kuvendi e miratoi Buxhetin pėr vitin 2012, por pa votat e opozitės shqiptare

  Publikuar: 23 Dhjetor 2011, E Premte 03:38:00. E lexuar 112 herė
Kuvendi e miratoi Buxhetin pėr vitin 2012, por pa votat e opozitės shqiptare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Me 63 vota ‘pėr’ dhe 36 ‘kundėr’ Kuvendi miratoi buxhetin pėr vitin 2012, i cili peshon afėr 2.7 miliardė euro. karakteristikė e votimit ishte mos-prezenca e partive opozitare shqiptare PDSH dhe RDK. Sipas deputetit Zijadin Sela, Partia Demokratike Shqiptare nuk dėshiron tė jetė pjesėmarrėse nė diskriminimin qė u bėhet shqiptarėve.

“Nuk duam të jemi pjesëmarrës në masakrën dhe vjedhjen që i bëhet shqiptarëve, Shqiptarët edhe kësaj radhe nuk do të marrin hisen e tyre në buxhet dhe hisja e tyre duhet të jetë mbi 30 %. por sipas analizave të cilat ne i kemi bë si parti demokratike shqiptare ato nuk do të marrin më tepër se 4  për qind maksimum, shtoj kësaj që Maqedonia çdo vit ka pasur ribalancim të buxhetit vihen në pikëpyetje edhe ato 4 për qind të buxhetit”, deklaroi Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.


Ndërsa deputeti i RDK-së Izet Zeqiri thotë se refuzimi i amendamenteve, të cilat ishin në interes të shqiptarëve, nuk u pranuan nga koalicioni qeveritar. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që kjo parti të mos jetë prezentë në aktin e votimit të buxhetit.


“Ne si RDK nuk dëshirojmë ta legjitimojmë një buxhet diskriminues, duke u nisur nga fakti se ne kemi pasur diku mbi 80 amendamente ku me ato amendamente kemi kërkuar ujësjellës, ujë infrastrukturë rrugë shkolla, kemi kërkuar para për invalidët dhe pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001, por të gjitha këto amendamente nuk u pranuan dhe u refuzuan si nga VMRO-DPMNE ashtu edhe nga partneri i tyre i koalicionit, deputetët shqiptar të BDI-së”, tha Izet Zeqiri deputet i RDK-së.


Ndryshe nga deputetët e PDSH-së dhe RDK-së, deputeti i BDI-së Nexhati Jakupi thotë se buxheti i vitit 2012 është në favor të shqiptarëve dhe ka përfshirë shumë projekte të rëndësishme.


“Mospjesëmarrja e opozitës në votimin e buxhetit për vitin 2012 që vetvetiu paraqet një ndër aktet më të larta që voton një kuvend për një vit buxhetor lenë një njollë të zezë për përfaqësuesit e opozitës, buxheti për vitin 2012 në tërësi i prezanton i përfaqëson denjësisht interesat e shqiptarëve në Maqedoni . Buxheti i vitit 2012 në të gjitha programet në të gjitha zërat sektorët dhe sferat e jetesës të qytetarëve të Maqedonisë në veçanti të shqiptarëve i paraqet realisht këto projekte dhe nevojat e shqiptarëve”, u shpreh Nexhati Jakupi deputet i BDI-së.


Sipas buxhetit të miratuar në vitin 2012 rritja ekonomike do të shkojë në 3.5 për qind,  deficiti buxhetor do të arrijë në 163 milion euro ose 2.5 për qind e prodhimit bruto vendor. Buxheti ka parashikuar rritje të investimeve kapitale për 28 për qind, të cilat do të duhet të mbërrijnë në 442 milion euro. Sipas partnerëve të koalicionit qeveritar nga kjo shumë, diçka mbi 100 milion euro ose 25 për qind do të dedikohen për projekte të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkaq, me buxhetin për vitin 2012 paralajmërohet se do të rriten edhe rrogat e administratës dhe pensionet, ndërsa inflacioni do të rritet për 2,5 për qind.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com