Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Dėshton pėrpjekja e PS, Kastriot Islami mbetet nė delegacionin e KiE

Dėshton pėrpjekja e PS, Kastriot Islami mbetet nė delegacionin e KiE

  Publikuar: 23 Dhjetor 2011, E Premte 19:17:32. E lexuar 116 herė
Dėshton pėrpjekja e PS, Kastriot Islami mbetet nė delegacionin e KiE

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Dy ditė pasi Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste pėrjashtoi dhe ē’rregjistroi nga radhėt e tij njė nga themeluesit e saj, Kryetarin e parė tė Parlamentit pluralist, deputetin Kastriot Islami, opozita kėrkoi sot nė Kuvend edhe heqjen e Islamit nga anėtar i PS-sė nė delegacionin e pėrhershėm tė Shqipėrisė nė KiE, njė kėrkesė e rrėzuar me shumicė votash nga mazhoranca, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kërkesa për heqjen e deputetit Kastriot Islami u bë nga kreu i grupit kuvendor të PS-së Gramoz Ruçi, në fund të seancës së fundit plenare të Parlamentit, për këtë sesion parlamentar.

Ruçi kërkoi riformatimin e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës, duke theksuar se opozita ka më pak anëtarë, por kërkesa e tij u cilësua tejet e gabuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila e çmoi Islamin si të vetmin socialist, që në këto vite ka kryesuar këtë delegacion shqiptar në KiE.

Ndërkohë gjatë debatit të shkurtër, konstitucionalisti dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, demokrati Ilir Rusmali i bëri thirrje opozitës të heqë dorë nga një hap i tillë i pamenduar, duke i bërë apel të mjaftohet vetëm me përjashtimin e Kastriot Islamit nga radhët e PS-së.

“Duhet të shkoni në Strasburg që të kërkoni heqjen e Kastriot Islamit. Mos e çilni atë derë, respektoni punën e tij, se në Asamblenë e KiE-s, Islami është një nga njerëzit që çmohen më shumë”, tha deputeti demokrat.

Në fund të diskutimit, mazhoranca miratoi përbërjen e delegacionit parlamentar në Këshillin e Evropës me të njëjtën përbërje si i mëparshmi, katër anëtarë nga mazhoranca dhe katër përfaqësues nga opozita, me 72 vota pro dhe 62 kundër.

Kastriot Islami u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste të martën në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor socialist në mungesë të vetë deputetit, i cili kishte kërkuar një mbledhje me dyer të hapura.

Grupi parlamentar i PS-së votoi me shumicë votash për ç’regjistrimin e Islamit nga PS, ndërkohë që deputetët Arben Malaj, Tom Doshi, Marko Bello dhe Hazir Gashi, votuan kundër përjashtimit të tij.

Dy deputetët Et’hem Ruka dhe Pandeli Majko abstenuan, ndërsa Ben Blushi dhe Andis Harasani nuk morën pjesë në mbledhje.

Sipas PS-së deputeti Islami u përjashtua se shkeli me vetëdije statutin e partisë, duke munguar gjatë votimit në parlament, të Bujar Leskaj si Kryetar i KLSH-së, një votim për të cilin kreu i PS-së Edi Rama kishte garantuar të gjithë kartonët e kuq të opozitës.

Islami, po atë ditë në një konferencë për shtyp nga Kuvendi e cilësoi përjashtimin e tij nga PS si të menduar shumë më herët nga Edi Rama.

Kjo për shkak se përballja e Edi Ramës me Kastriot Islamin përbën përballjen e programit politik të kryetarit Rama për forcimin e autoritetit e diktatit të tij me programin për të majtën e bashkuar, që ka përqafuar prej vitesh Kastriot Islami.

Përjashtimin e Kastriot Islamit e komentoi sot edhe lideri historik i të majtës, ish-kryeministri Fatos Nano, i cili e cilësoi ç’rregjistrimin e Islamit një gabim fatal të Partisë Socialiste, i cili duhet korrigjuar menjëherë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com