Pas vendimit pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti propozon qė Maqedonia edhe nė samitin e NATO-s nė Ēikago tė kėrkoj qė tė anėtarėsohet nė NATO, me referencėn Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė (IRJM), e mė pas tė vazhdoj negociatat me Greqinė pėr gjetjen e njė zgjidhje e cila do tė ishte e pranueshme pėr tė dyja palėt.
“Mendoj që është në ndihmesë që të shkohet dhe të angazhohen palët që me prefiksin IJRM të mund Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe të mbetemi në proces dhe Greqia të mund nëse do, do të thotë të vë ndonjë barikad, le ta vendos, nëse nuk arrijmë zgjidhje pas një viti apo dy vitesh për në Bashkimin Evropian. Për ne është shumë më e rëndësishme që të bëhet hapi i parë të mbesim në proces dhe të mos vonohemi për anëtarësim në NATO, le të shkohet me prefiksin FYROM, dhe negociatat le të vazhdojnë”, d deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sipas Ahmetit anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ti heshte zërat dhe idetë për ndarjen e këtij vendi, sepse sipas tij akoma ka njerëz dhe grupe të ndryshme të cilat mendojnë se Maqedonia duhet të ndahet. Andaj shprehet Ahmeti anëtarësim i Maqedonisë në NATO nuk është në të mirë vetëm të Maqedonisë, por të mbarë rajonit.
“Unë kam shprehur shqetësimet e mija karshi miqve të Brukselit dhe të Uashingtonit, akoma brenda rajonit të Ballkanit ka grupe dhe grupacione, ka njerëz të organizuar qoftë në nivele politike, qoftë në shoqata në thonjza, humanitare apo joqeveritare, që akoma nuk janë të lumtura që RM-ja të zë vendin e merituar pranë strukturave të NATO-s apo pranë strukturave të vendeve të Europës së bashkuar por akoma mendojnë për ndarje dhe rikonfiguracione të reja brenda rajonit të Ballkanit Perëndimorë. Çdo vonesë ka edhe rrezik nga këto organizime që ekzistojnë, dhe hapi drejtë anëtarësimit në NATO ua zbeh, ua venit ambiciet dhe ëndrrat këtyre grupeve të caktuara”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.