Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Seksi gjatė shtatzanisė

Seksi gjatė shtatzanisė

  Publikuar: 23 Dhjetor 2011, E Premte 17:46:39. E lexuar 207 herė
Seksi gjatė shtatzanisė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Gjatė shtatzanisė ēifte tė ndryshme kanė dėshira tė ndryshme pėr marrėdhėnje intime por nuk ėshtė e rrallė qė gruaja tė ketė dėshirė tė shtuar pėr seks sesa qė ka patur para shtatzanisė.

A ndryshon dëshira për seks në shtatzani?
Gjatë shtatzanisë çifte të ndryshme kanë dëshira të ndryshme për marrëdhënje intime por nuk është e rrallë që gruaja të ketë dëshirë të shtuar për seks sesa ka patur para shtatzanisë. Zakonisht në tremujorin e parë, dëshira për seks nuk është e theksuar shumë, sepse shtatzënat janë të lodhura nga neveria dhe të përzierat.

Gjoksi është i ndjeshëm, dhe ndonjëherë e kanë ndjenjën e peshës në pjesën e poshtme të barkut, si dhe në fund të tremujorit të tretë, kur foshnja të jetë rritur, dhembja në pjesën e poshtme të shpinës është më e madhe dhe kjo bën që marrëdhënja seksuale të mos jetë shumë e thjeshtë. Por, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë është e mundshme që shkaku i qarkullimit më të madh të gjakut në organet gjenitale, dëshira për seks të rritet më shumë se çfarë ka qenë më parë.

Për nevojat e tuaja për seks duhet të flisni me partnerin, ku ndonjëherë mungesa juaj e interesimit mund të merret si refuzim personal, ndërsa në anën tjetër ndonjëherë mund të ketë frikë nga marrëdhënja prandaj dëshiren tuaj të rritur mund të mos e kuptojë, dhe ju mund ta kuptoni si refuzim. Flisni për frikën dhe dëshirën tuaj, për mundësitë dhe pozicionet e ndryshme si dhe për metodat alternative të kënaqësisë, seksin oral apo masturbimin.

A mund ta lëndojë marrëdhënja seksuale foshnjen?
Problemet me seksin në shtatzani mund të paraqiten nga frika si nga ana e shtatzënës po ashtu edhe e partnerit te saj, nga mendimi se me marrëdhënie mund ta lëndojnë foshnjen, të shkaktojnë lindje të parakohshme apo të shkaktojnë gjakderdhjen.

Nevojitet shumë dashuri dhe kuptim në mes të dy partnerëve që të tejkalohen këto probleme, themelorja është që të kuptoheni, dhe nëse shtatzania është me rrezik të ulët atëherë paraqet aktivitet normal në të cilin dy partnerë mund të kënaqen, duke respektuar limitet nga barku i rritur dhe foshnja. Penisi nuk mund ta lëndojë foshnjen sepse ajo është e mbrojtur mirë në miter nga lëngu amniotik, dhe mukoza e cila ndodhet në qafën e mitrës parandalon bakteriet dhe spermën të hynë në mitër. Kështu duhet shmangur penetrimin e thellë me dhimbje, sepse mund të paraqes dhimbje dhe mund të shkaktojë lëndime, si dhe penetrimin me objekte të tjera.

Kur duhet shmangur marrëdhënia seksuale?
Seksi duhet shmangur nëse egziston rreziku nga lindja e parakohshme, qafa e mitrës jokompetente apo probleme me placentën siç janë placenta e lëshuar poshtë apo gjakderdhja e mëparshme në shtatzani. Nëse shtatzania juaj nuk bie në njërën nga këto rreziqe atëherë mund të keni marrëdhënie seksuale deri në fund të tremujorit të tretë.

Gjatë orgazmës, qoftë gjatë marrëdhënies apo jo, mund të vij deri tek kontraktimet e lehta të mitrës dhe kjo është gjë normale, mos u frikësoni, por nëse kontraktimet vazhdojnë apo përcjellen me gjakderdhje, duhet te lajmëroni mjekun menjëherë.

Cilat janë qendrimet e preferueshme gjatë shtatzanisë?
Të gjitha që ju kënaqin, janë të lejuara. Në fillim të shtatzanisë nuk do të ju pengojë të keni marrëdhënje edhe në mënyrë klasike, me partnerin mbi, por me kalimin e shtatzanisë, do të keni nevojë për alternativa të tjera.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com