Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Igli Totozani zgjidhet Avokat i Popullit me 127 vota pro

Igli Totozani zgjidhet Avokat i Popullit me 127 vota pro

  Publikuar: 23 Dhjetor 2011, E Premte 11:06:35. E lexuar 115 herė
 Igli Totozani zgjidhet Avokat i Popullit me 127 vota pro

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Parlamenti shqiptar ka miratuar dje me 127 vota pro kandidaturėn e Igli Totozanit pėr postin e Avokatit tė Popullit. Pas kryerjes sė betimit pėrpara deputetėve, Totozani do tė mbajė postin e Avokatit tė Popullit pėr pesė vitet e ardhshme, me tė drejtė rizgjedhjeje. Mazhoranca dhe opozita shprehėn pėlqimin e tyre pėr kandidaturėn e Totozanit duke bashkuar votat edhe nė seancė plenare. Vetėm dy deputetė tė mazhorancės votuan kundėr dhe tre tė tjerė abstenuan.

Menjëherë pas votimit, kryetarja Topalli lexoi formulën e betimit të kreut të ri të Avokatit të Popullit, e cila është: “Betohen se gjatë detyrës sime do të mbroj kurdoherë liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve pa dallim në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë”. Dy ditë më parë kandidatura e Igli Totozanit u miratua në Komisionin e Ligjeve. Mazhoranca shprehu pëlqimin për kandidaturën, ndonëse u shpreh dyshuese për procedurën e ndjekur nga socialistët. Sipas Avokatit të ri t Popullit, fokusi i punës së tij do të jetë elementi i qeverisjes së mire. Transparenca, efikasiteti, pjesëmarrja, koherenca, përgjegjësia e përgjegjshmëria do të jenë do të shoqërojnë sipas Totozanit punën e institucionit që ai do të drejtojë. Avokati i Popullit u angazhua për nxitjen e përmirësimit legjislativ në fushën e veprimit të tij. Totozani shprehu besimin për një bashkëpunim më të ngushtë me pushtetin qendror dhe me atë lokal në fushën e respektimit të drejtave të njeriut dhe për ankesat që do të paraqiten nga qytetarët apo nga punonjësit e administratës publike.

Sipas Kushtetutës Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike ose të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Juridiksioni i tij përfshin Këshillin e Ministrave, institucione të tjera qendrore, Bankat, Entet Publike etj; organet e pushtetit vendor, ku përfshihen prefekturat, qarqet, bashkitë, komunat si dhe ato institucione apo autoritete publike që veprojnë për llogari të këtyre organeve të administratës publike dhe institucionet në varësi të tyre në qendër dhe rrethe.

 

8 mungesat në parlament dje

Kastriot Islami

Sali Berisha

Andis Harasani

Shpëtim Idrizi

Rudina Seseri

Astrit Beci

Hazir Gashi

Lefter Koka

 

Fule: I uroj Totozanit suksese në detyrën e tij

Bashkimi Europian përshëndeti dje miratimin me konsensus të Igli Totozanit si Avokati i ri i Popullit. Në një deklaratë, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle vlerësoi edhe bashkëpunimin e ri ndërmjet dy forcave për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në institucionet e pavarura. “Jam veçanërisht i gëzuar që Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot të emërojë z. Igli Totozani si Avokatin e ri të Popullit. Dëshiroj të përgëzoj Kuvendin e Shqipërisë dhe forcat politike për këtë rezultat të rëndësishëm dhe për procesin transparent dhe të hapur i cili solli në këtë emërim. Plotësimi i këtij pozicioni do të ndihmojë në forcimin e një institucioni kyç të pavarur, i cili luan një rol themelor në ruajtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Dëshiroj të theksoj se mënyra si u finalizua ky emërim përbën një hap të rëndësishëm në konsolidimin e dialogut ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës. Përshëndes këtë zhvillim, i cili shtron rrugën për përmbushjen e njërit prej 12 prioriteteve kyç të identifikuar nga Komisioni Evropian në Opinionin për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një tjetër shenjë e impulsit të ri që Shqipëria po fiton në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Shpresoj që në vitin 2012 të ketë të tjera zhvillime pozitive lidhur me fushat e tjera prioritare. I uroj Avokatit të ri të Popullit suksese në përmbushjen e funksioneve të tij të rëndësishme”,- tha dje Fyle.

 

 

Ambasadori i OSBE: ‘Avokati, hap para për mbrojtjen e të drejtave të njeriut’

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Volfarth mirëpriti zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë. “Ky është një hap madhor përpara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të keni tashmë mbështetje më të fortë në përballjen me veprimet e parregullta të administratës zgjedhore”, tha Volfarth, i cili ka bërë thirrje për plotësimin e vendit bosh të Avokatit të Popullit, që prej fillimit të punës së tij në Shqipëri, në vitin 2010. “Është për t’u përgëzuar që shumica qeverisëse dhe opozita arritën një kompromis për këtë emërim të rëndësishëm”, shtoi ai.

 

Parlamenti merr pushimet e fundvitit

Seanca e djeshme ishte e fundit për këtë sesion të Kuvendit. Pas përfundimit të seancës, Kryetarja Jozefina Topalli shtroi kokteil për deputetët. Mazhroanca preferoi që të qëndronte në takim ndërsa nga opozita qëndruan vetëm një pjesë e deputetëve. Mësohet se gjatë takimit në kafen e Kuvendit, nuk kanë munguar as batutat ndërmjet deputetëve duke nisur që nga vjedhja e makinës së Ministrit Bumçi. Për deputetet, Kryetarja Topalli kishte menduar më me detaj duke iu dhuruar nga një mbulesë tavoline, punim tradicional i zonave të Shkodrës. Kryetarja Topalli uroi të gjithë deputetët për festat e fund vitit duke u përshëndetur nga deputetët e mazhorancës dhe të opozitës. Duke shfrytëzuar momenti, Topalli nuk harroi të deklaronte numrin e ligjeve të miratuar gjatë dy viteve të fundit që në total shkojnë 400. Me fillimin e sesionit të ri parlamentar më 16 janar, palët priten që të diskutojnë për miratimin ligjeve të tjera që kërkojnë 84 vota, Gjykata Administrative dhe të përfundojnë reformën parlamentare dhe atë zgjedhore.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com