Nėnkoloneli Orce Jordev, majori Draganēo Vojneski dhe Dimēe Vellkov, rreshterėt mė tė vjetėr Stojēe Stoillov dhe Zoran Ristov si dhe rreshteri Zoran Trajkov, sot u dekoruan nga presidenti Gjorge Ivanov me ‘Medalje pėr guxim’ pėr guximin e jashtėzakonshėm tė treguar si dhe sakrificėn nė kryerjen e detyrave tė dhėna nė kushte tė rrezikshme, pėrfshi aksionin pėr nxjerrjen e minatorit tė vdekur nga miniera ‘Buēim’.
Nënkoloneli Orce Jordev, majori Draganço Vojneski dhe Dimçe Vellkov, rreshterët më të vjetër Stojçe Stoillov dhe Zoran Ristov si dhe rreshteri Zoran Trajkov, sot u dekoruan nga presidenti Gjorge Ivanov me ‘Medalje për guxim’ për guximin e jashtëzakonshëm të treguar si dhe sakrificën në kryerjen e detyrave të dhëna në kushte të rrezikshme, përfshi aksionin për nxjerrjen e minatorit të vdekur nga miniera ‘Buçim’. Presidenti Ivanov dekoroi gjithashtu me "Medalje për guxim", edhe Sami Nuredinin për sakrificën që tregoi gjatë shpëtimit të jetës së njeriut nga ujërat e ardhura të lumit Vardar.
“Si Komandant suprem, jam krenar për guximin e treguar nga ana e pjesëtarëve të ARM-së, përkatësisht njësitit për operacione speciale. Të gjithë ju, morët pjesë në një mision të rrezikshëm gjatë muajit mars të vitit të kaluar, me qëllim nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit Vllatko Ilkovski. Në veçanti, jam i gëzuar që me ne sot është edhe Sami Nuredini. Jam i bindur se jeta e njeriut është gjëja më e çmueshme, heroi ynë Samiu pa mëdyshje kërceu në ujërat e ftohtë të Vardarit për të shpëtuar një vajzë të re e cila po mbytej”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Pas marrjes së dekoratës, rreshterët dhe civili Nuredini, vlerësuan këtë mirënjohje nga kreu i shtetit, duke e quajtur atë motivim edhe për të ardhmen.
“Është krenari dhe kënaqësi të merret një mirënjohje e tillë dhe të vlerësohet guximi dhe sakrifica e pjesëtarëve të ARM-së dhe personave civil, personalisht nga presidenti e njëkohësisht komandat suprem. Në prani të një numri të madh të mysafirëve, në prani të familjeve tona dhe mediave, kësaj ngjarje i jepet një rëndësi e veçantë”, u shpreh Orce Jordev, nënkolonel.
“Kjo mirënjohje për mua është shumë e madhe dhe në të ardhmen, unë do të veprojë ashtu dhe si kam vepruar deri tani. Unë e falënderoj presidentin për këtë mirënjohje që ma ndau mua, pasi një jetë e njeriut të shpëtohet, ma mirë nuk ka”, u shpreh Sami Nuredini, qytetarë.
Kjo është hera e parë, gjatë historisë së Maqedonisë së pavarur që pjesëtarëve të ARM-së dhe një personi civil t’ju ndahen medalje për guxim.