Tė premteve, nė orėn e takimit me popullin, deputetėt rėndom marrin mungesa pa arsye. Obligime nė seanca plenare, axhendė e ngjeshur, e shumė arsye tė tjera "pėrligjin" mungesat nė orėt e caktuara pėr tė komunikuar me votuesit. Problemet qė preokupojnė njėsitė zgjedhore nga vijnė ata, rrallėherė artikulohen edhe nė Parlament dhe thuajse nuk bėjnė pjesė nė listėn e pyetjeve qė parashtrohen nė seancat parlamentare
Bashkë me përfundimin e zgjedhjeve elektorale apo lokale, reduktohen edhe ecejaket e deputetëve nëpër zona. Madje, paraqitja e një deputeti në zyrën e Njësisë së tij zgjedhore do të ishte një ngjarje sensacionale për elektoratin e zonës. Të premteve, në orën e takimit me popullin, ata rëndom marrin mungesa pa arsye, obligime në seanca plenare, axhendë e ngjeshur, e shumë arsye të tjera "përligjin" mungesat në orët e caktuara për të komunikuar me votuesit. Problemet që preokupojnë njësitë zgjedhore nga vijnë, rrallëherë artikulohen edhe në Parlament dhe thuajse nuk bëjnë pjesë në listën e pyetjeve që parashtrohen në seancat parlamentare. Ndërsa projektet për nevoja të zonave të ndryshme janë pjesë e debateve në Parlament vetëm në rastet kur bëhet fjalë për projekte që miratohen për t'u realizuar nga Qeveria. Humbja e kontaktit me elektoratin vjen edhe me mungesat e deputetëve në seancat plenare, ku ka nga ata syresh që as që e kanë shkelur më shumë se dy herë ndërtesën, por edhe të tjerë që janë apatikë dhe thuajse asnjëherë nuk kanë drejtuar ndonjë pyetje.
Të pyetur nga KOHA, deputetë të partive të ndryshme pohojnë se mungesa e zyrave, nga njëra anë, por edhe angazhimet janë një arsye më shumë që kontaktet realizohen në forma të ndryshme - në Parlament, shtëpi, përmes telefonit e të tjera.
Gjithsesi, votuesi më shumë sesa nëpër zyra, deputetët i shohin më shpesh nëpër ekranet televizive. E premtja është dita që BDI organizon takime, në ato zyra që i ka, apo edhe në ato më të rejat. Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja, pohon se jo gjithmonë është prezente në terminin e caktuar në zyrën e Njësisë së saj zgjedhore.
"Jam në mesin e atyre pak deputetëve që si kryetare e një Trupi parlamentar, u takon një zyrë në Parlament. Deri tani, të gjitha takimet e mia me qytetarët i kam realizuar dhe i realizoj kryesisht në atë zyrë, gjithsesi mundohem të jem edhe në zyrat e deputetëve në zonën zgjedhore 2, por jo çdoherë arrij. Sa për vendin ku takohemi, nuk kam ngurruar që t'i shkoj votuesve dhe në shtëpi. Shembulli më tipik ka qenë rasti i rikonstruktimit të rrugës Pellagonia në lagjen Shuto Orizare dhe qytetarët i kam takuar edhe kur më prezantuan kërkesën për intervenim urgjent në asfaltimin e rrugës, por edhe në muajin shtator kur personalisht kam shkuar t'i njoftoj që do fillojë rindërtimi i rrugës", thotë Devaja. Të tjerë, si vendtakim përdorin selinë e partisë. Izet Zeqiri nga RDK, një prej deputetëve më aktivë në debatet parlamentare, pohon se çdo të enjte takon elektoratin, edhe pse nuk kanë zyra të posaçme, takimet zhvillohen në ambientet e partisë në Gostivar. "Mundohem që asnjëherë mos ta ndërpres kontaktin me votuesin, dhe duke u munduar që problemet që ato i kanë, t'i parashtroj edhe në seancat në Parlament", thotë Zeqiri. Ndërsa, deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili pohon se deri tani nuk ka zhvilluar asnjë takim me elektoratin. Për shkak të angazhimit të tij parlamentar, deri tani nuk ka qenë në asnjë prej takimeve që zakonisht duhet të zhvillohen me banorët e zonës çdo të premte, thotë deputeti Ismaili. Sipas një projekti që dy vjet më parë mbështetej nga NDI, funksionimi i zyrave të tilla realizohet nga Instituti për Demokraci Parlamentare. Sipas të dhënave të një raporti për periudhën nga 1 janari i vitit të kaluar, deri në muajin qershor të këtij viti, menaxheri i programit, Dimitar Spasenoski, pohon se mesatarisht gjatë një muaji më aktivë kanë qenë deputetet e gjinisë femërore, me më shumë se 2 herë, ndërsa tek meshkujt 1.75 herë. "Konsiderojmë se kjo mesatare e vizitave nga ana e deputetëve është relativisht e vogël, por për ne është inkurajues fakti që trendi i vizitave është në rritje. Do të angazhohemi që deputetët të shkarkohen nga obligimet e tjera në Parlament, në mënyrë që të realizojnë komunikimin me qytetarët", thotë Spasenoski. Gjatë kësaj periudhe, në gjithsej 25 zyrat e hapura në Maqedoni, numër që vitin e ardhshëm duhet të arrijë në 74, kanë trokitur mbi 11 mijë qytetarë, dhe vetëm 36 çështje të ngritura në këto zyra kanë arritur të paraqiten në Parlament. Rastet e paraqitura deri tani në këto zyra nga qytetarët janë mbi 4000, ndërsa nga këto zyra deri tani janë ngritur gjithsej 33 iniciativa qytetare.