Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Bexheti: Thaēi pėrgjegjės pėr humbjen e PDSH-sė nė Saraj

Bexheti: Thaēi pėrgjegjės pėr humbjen e PDSH-sė nė Saraj

  Publikuar: 23 Dhjetor 2011, E Premte 01:29:21. E lexuar 113 herė
Bexheti: Thaēi pėrgjegjės pėr humbjen e PDSH-sė nė Saraj

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Anėtarė i Kryesisė Qendrore tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Blerim Bexheti tė enjten, nė njė konferencė pėr shtyp, kumtoi edhe njėherė fitoren e BDI-sė nė zgjedhjet e jashtėzakonshme nė Komunėn e Sarajit mbajtur mė 18 dhjetor.

 

“Zgjedhjet e së dielës kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike. Edhe fushata parazgjedhore por edhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve ishin një festë e madhe për gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit, sepse ata lirshëm, pa asnjë shtypje dhe në mënyrë demokratike dhanë votën e tyre për kandidatin më të mire, mbështetën BDI-në në krye me liderin Ali Ahmeti”, deklaroi Bexheti.

Ai tha se, çdo herë kur partia të cilës i takon ai është në pushtet, në Maqedoni mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Dita e votimit dëshmoi se akuzat e PDSH-së për vjedhje votash janë me qëllim të defokusimit të opinionit nga humbja që pësoi koalicioni i sapoformuar opozitar në ballafaqimin e tyre të parë në zgjedhje të lira dhe demokratike. Këtë mund ta dëshmojnë edhe vetë funksionarët e PDSH-së të cilët në ditën e votimit kanë qenë nëpër vendvotime ku kanë vërejtur se nuk ka pasur parregullsi. Të dielën edhe njëherë PDSH e Menduh Thaçit së bashku me partnerin e tij pësuan humbje. Të nderuar përfaqësues te medieve , në  çdo garë, por edhe në garë politike pas çdo humbje përgjegjësia i bjenë liderit, kësaj radhe Menduh Thaçit”, shtoi Bexheti. 

Sipas tij, rezultati i së dielës tregoi se BDI ka mbështetjen e elektoratit dhe grumbulloi gati se dyfish vota më shumë se sa koalicioni opozitarë



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com