Nė Qeverinė e Maqedonisė sot u nėnshkrua marrėveshje pėr realizimin e investimit tė kompanisė gjermane Kromberg dhe Shumbert Gmbh, e cila do tė mundėsoj mbi 2000 punėsime nė zonėn e Maqedonisė Lindore.
Marrëveshja u nënshkrua midis ministrit për tërheqjen e investimeve Vele Samak dhe përfaqësuesve të kësaj kompanie, Volfgang Tupi dhe Sai Zaguani.
“Kromberg dhe Shubert” është kompani gjermane në industrinë e automobilave, e cila prodhon kabllo, instalime dhe teknologji plastike.
Ministri për investime të huaja, Samak theksoi se me këtë investim po hapet një faqe e re për rajonin e Manastirit dhe Prilepit.
Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se me këtë investim fillimisht hapen 400 vende të reja të punës, ndërsa për pesë vite priten mbi 2 mijë punësime.
Ai premtoi se Qeveria do të vazhdojë me tërheqjen e investimeve të huaja dhe projekteve konkrete zhvillimore për rritjen e punësimeve. (INA)