Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

RDK: Ata qė vjedhin nuk mund tė ndėrtojnė pėr shqiptarėt‏

RDK: Ata qė vjedhin nuk mund tė ndėrtojnė pėr shqiptarėt‏

  Publikuar: 22 Dhjetor 2011, E Ejte 18:18:08. E lexuar 134 herė
RDK: Ata qė vjedhin nuk mund tė ndėrtojnė pėr shqiptarėt‏

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Dega e Rilindjes Demokratike Kombėtare nė Strugė kėrkon dorėheqjen e zv/ministrit pėr Transport dhe Lidhje Tahir Hanit.

 

Edhe dhjetë vjet pas luftës së vitit 2001, ende në vendbanimet shqiptare nuk është parë ndonjë investim serioz nga Qeveria e Maqedonisë. Populli është gënjyer në vazhdimësi me rrëfime të bukura dhe po të njëjtat premtime janë përsëritur vit për vit, duke u prezantuar gjithmonë si investime të reja.

Premtimet kanë qenë pafund, realizimet askund! Të vetmit që po pasurohen janë grupe individësh të partisë shqiptare në pushtet që manipulojnë me tendera. Dëmi është i dyfishtë: nga njëra anë investimet po koncentrohen vetëm në zonat e banuara me maqedonas, ndërsa nga ana tjetër pushteti po i përdor përfaqësuesit shqiptarë dhe rrëfimet e tyre, si alibi para përfaqësuesve ndërkombëtarë për gjoja barazinë dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Me vite shqiptarët po mashtrohen për rrugë që edhe pse të planifikuara më parë në buxhet nuk janë askund. Dhe të njëjtat pastaj figurojnë sërish në buxhetin pasardhës dhe sërish nuk realizohen. Së fundmi janë premtimet e zv/ministrit të transportit dhe lidhjeve që premton se në vitin 2012 do të ndërtohen rrugët e premtuara por të parealizuara edhe në buxhetet e viteve të kaluara (edhe të vitit 2010, edhe të vitit 2011) si p.sh. rruga Tetovë-Jazhincë, qarkorja e Bërvenicës, etj. apo rrugë për të cilat ende nuk është përpiluar as baza dokumentuese e tyre, si p.sh. rruga Bellanoc-Stançiç, rruga Kumanovë-Likovë-Haraçinë, etj.

Sa për ta kuptuar besueshmërinë e Hanit, i cili vjen nga fshati Veleshtë, ku për katër vite ka qenë kryetar komune, ju ftojmë të krahasoni pretendimin e rrejshme në faqen 131 të Programit Zyrtar të BDI-së, ku thuhet se për kanalizimin në Veleshtë gjatë periudhës 2008-2011, janë investuar 8.879.000 denarë dhe kronikën e datës 17.10.2011 në TV Alsat-M, ku thuhet se ”banorët e fshatit Veleshtë të Strugës druajnë nga paraqitja e ndonjë epidemie të rrezikshme nga kanalizimi i fshatit, i cili ka mbetur në gjysmë të punimeve më shumë se dhjetë vite. Nëpër rrugë mund të vërehen puseta pa kapakë, asfalt i prishur i rrugëve, i cili është ndërtuar me vet financimin e banorëve dhe kundërmim i erës së keqe, si pasojë e ujërave të zeza, të cilat gjatë reshjeve të shiut hyjnë edhe nëpër oborret e shtëpive ose derdhen në lumin e fshatit dhe nëpër rrugë.”

Për fat të keq, këto kronika vijnë pas informacioneve në media, pak muaj më parë, për përfshirjen e Tahir Hanit në afera për privatizimin e pronave atraktive në qytetin e Strugës, me çmime shumë të ulëta. Për më keq, zv/ministri aktual i transportit dhe lidhjeve rezulton i dënuar me vendim gjykate me 6 muaj burg me kusht, për shpërdorimet financiare të bëra gjatë kohës kur ishte Kryetar i Komunës së Veleshtës. Hetimet e kryera dëshmuan se keqpërdorimet e bëra nga Hani, ishin tentuar të fshihen edhe me mbulesa banale të llojit të blerjes së pampersave!!!

Fatkeqësisht BDI-ja i ka mbushur resorët kryesorë me të cilat përfaqësohet në pushtetin qendror me persona të paaftë, me afera të shumta korruptive dhe pa shkollim adekuat. Shembulli i mësipërm ku në postin e zv/ministrit vendoset një person pa përgatitjen e duhur profesionale, me diplomë të marrë viteve të fundit, duke i dhënë provimet përmes telefonit, nga parlamenti, dhe me të kaluar korruptive të pasur, të dëshmuar edhe me vendim gjykate, është vetëm një shembull ilustrues i antivlerave që e kanë mbushur me shumicë partinë shqiptare në pushtet, vetëm ngaqë ata janë shokë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Etika e komunikimit nuk duhet të jetë asnjëherë pengesë për deklarimin e së vërtetës dhe fakteve konkrete të pamohueshme, ashtu si edhe bontoni ndërnjerëzor nuk mund t’ju shërbejë të korruptuarve si mbulesë për mbrojtje nga e vërteta.

Z. Tahir Hani, bëjini një nder të vogël këtij populli të mjeruar, jepni dorëheqje!



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com