Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Derisa BDI e PDSH vazhdojnė akuzat, qytetarėt vazhdojnė tė mbeten pa ujė

Derisa BDI e PDSH vazhdojnė akuzat, qytetarėt vazhdojnė tė mbeten pa ujė

  Publikuar: 22 Dhjetor 2011, E Ejte 16:43:40. E lexuar 67 herė
Derisa BDI e PDSH vazhdojnė akuzat, qytetarėt vazhdojnė tė mbeten pa ujė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Vazhdojnė polemikat rreth problemit me mungesėn e ujit tė pijshėm nė Tetovė.

Pas prononcimit të zv/ministrit të transportit, Tahir Hani se mjete për ndërtimin e ujësjellësit ka porse komuna duhet të paraqitet me projekte për marrjen e tyre, ka reaguar drejtori i Ndërmarrjes publike komunale në Tetovë duke ftuar BDI-në që të mos anashkaloj qytetarët e Tetovës por të kontribuoj në ndërtimin e ujësjellësit. Drejtori Ajet Murati thotë se përkundër vështirësive do të bëj çmos që të realizoj projektin.
“Mua si drejtor më vjen keq që për shkaqe që tanimë dihen nuk arriti ndërmarrja jonë dhe komuna të bëj finalizimin e projektit nga Leshnica në sistemin ekzistues. Do shfrytëzoj kamerën tuaj dhe do ju lus që pyetjen tua bëni edhe partisë në pushtet, të mos bëj anashkalimin e qytetarëve të Tetovës dhe të ketë një interesim dhe qasje më të dukshme. Nuk i trembem punës do bëj çmos që me ndihmën e të gjithëve ta rregullojmë çështjen e ujit, dhe do ta rregullojmë”, deklaroi  Ajet Murati, drejtor i NPK, Tetova.
Sipas zyrtarëve komunal mungesa e fondeve ka pamundësuar përfundimin e punimeve. Ata thonë se mjetet e lëshuara në vitin 2009 apo 18. 100 000 denarë janë realizuar në tërësi njëjtë sikurse edhe 8. 500 000 denarët e lëshuar për vitin 2010. Problemi sipas tyre qëndron në vitin 2011 dhe për vitin e ardhshëm pasi qeveria siç thotë ata  nuk ka lëshuar aspak mjete për ujësjellësin e Tetovës. Ndërkohë ish drejtuesit e ndërmarrjes publike komunale shpalosin edhe një herë aferat e shumta korruptive që kanë përcjell procesin e ndërtimit të ujësjellësit të nisur në vitin 2001. Qeveria para 10 viteve kishte ndarë 146 milion denarë apo 2.5 milion euro për realizimin e projektit, por  këto fonde ishin keqpërdorur nga ndërmarrja‘Idnina Inzhiniering, nga Shkupi, e cila kishte marrë përsipër realizimin e punimeve.
“Organet e hetuesisë konstatuan se ato mjete janë keqpërdorur dhe nuk është ndërtuar ujësjellësi në vitin 2001. Organet e drejtësisë konstatuan se mjetet nuk janë shfrytëzuar për ujësjellësin në atë nivel për të cilin janë paguar, një pjesë shumë e vogël është shfrytëzuar për ujësjellës tjerat kanë qenë të keqpërdorura”, tha Hajrulla Hasani, ish drejtor i NPK Tetova, Tetovë.
 Hetimet ndaj kësaj firme përfunduan në vitin 2006 me ngritjen e padisë penale dhe arrestimin e 8 personave për keqpërdorim të mjeteve. Po në vitin 2006 kishte nisur projekt i ri për ujësjellësin, edhe atë nga drejtuesi i atëhershëm i  ndërmarrjes komunale ‘Geoinzhiniering’. Qeveria për vitin 2007 miratoi ndarjen e fondeve në vlerë prej 75 milion denarësh, me të cilat ishte paraparë përfundimi i  trasesë prej 9 km, por kjo nuk ishte realizuar në tërësi. Dhe derisa vazhdojnë polemikat mes pushtetit qendror dhe atij lokal për gjetjen e fajtorit dhe mospërfundimin e punimeve, qytetarët e Tetovës vazhdojnë të përballen me restrikcione të shumta dhe mungesë të ujit për pije.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com