Komisioni Shtetėror Zgjedhor hodhi poshtė tė gjitha ankimimet e PDSH-sė lidhur me zgjedhjet nė komunėn e Sarajit qė u mbajtėn tė dielėn mė 18 dhjetor.
Partia e Thaçit parashtroi deri tek KSHZ-ja ankesa për 5 vendvotime ku sipas PDSH-së ka pasur mbushje të kutive apo votim për të tjerët. Megjithatë argumentet nuk ishin të mjaftueshme dhe bindëse për anëtarët e KSHZ-së.
“Në vend votimet 24 38 ; 24 43 dhe 24 44 ku jehona e votuesve është nga 72 deri në 96.32 ka dyshime se këtu vërtet zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta. Kështu që propozoj që KSHZ-ja përmes obligimit zyrtar, meqenëse ekziston dyshimi se në këto vendvotime të tjerët kanë votuar për të tjerët, me çka jehona ka dalë gati 100 për qind, kërkoj që të vendosim që për këto tre vend votime të hapet materiali zgjedhor dhe të bëhet ekspertizë në materialin zgjedhor me çka do të vërtetohet se është kështu apo jo”, deklaroi Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së, PDSH.
“Unë mendoj se kjo ankesë, është boshe, nuk ka kurrfarë argumentesh, nuk ka bazë, dhe mendoj se si e tillë duhet të refuzohet si e pabazë”, u shpreh Subhi Jakupi, Nënkryetar i KSHZ-së, BDI.
Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve në Saraj edhe vetë kreu i PDSH-së një ditë më parë deklaroi se këto zgjedhje kanë qenë jo të rregullta dhe se ka pasur mbushje kutish. Deklaratës së Thaçit iu kundërpërgjigjën nga BDI-ja
“Ka një thënie që thotë se ai që vjedh vet, mendon se e dhe tjerët vjedhin. BDI-ja dhe Ali Ahmeti, në asnjë moment dhe asnjëherë nuk kanë vjedhë votat e shqiptarëve sepse ata i kanë merituar dhe i marrin në mënyrën më demokratike votat prej shqiptarëve. Dita e votimit dëshmoi se akuzat e PDSH-së për vjedhje votash janë me qëllim të defokusimit të opinionit nga humbja që pësoi koalicioni i sapoformuar opozitarë në ballafaqimin e tyre të parë në zgjedhje të lira dhe demokratike ”, u shpreh Blerim Bexheti, BDI.
Ndryshe më 18 dhjetor në zgjedhjet në Saraj, jehona e votuesve ishte tejet e vogël, gjegjësisht në prag të cenzusit. Nga gjithsej 29230 votues të drejtën e tyre për votë e shfrytëzuan vetëm 10929 votues gjegjësisht 37.95 për qind. Në garë ishin Bekim Murati nga BDI-ja dhe Xhevxhet Fejzullahu nga PDSH-ja. Pro kandidatit të parë u deklaruan 7007 votues , 64.11 për qind derisa për të dytin vetëm 3922 apo 35.89 për qind.