“Padyshim qė ėshtė njė moment i veēantė i veprimtarisė sime si President takimi nė fund tė vitit me gazetarė, me miq. Besoj qė nė ritualin e kėtyre takimeve, ky i sivjetshmi padyshim qė ėshtė i fundit nė cilėsinė time si President, pasi, sot njė vit, dikush tjetėr do tė jetė nė kėtė pozicion institucional”.
Kështu i është drejtuar kreu i shtetit Bamir Topi përfaqësuesve të medias, botuesve e gazetarëve në pritjen e organizuar me rastin e festave të fundvitit.
Gjithashtu presidenti Topi ka kërkuarnga mediat pavarësi nga politika, më shumë profesionalizëm dhe të jenë më të besueshëm për publikun. Gjithashtu ai u ka kërkuar nga gazetarët të mos kthehen në militant të verbët të politikës por të jenë një instrument i besueshëm komunikimi për publikun.
“Media duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, profesionalizëm dhe atë që ndoshta ne për hir të elegancës nuk e themi, publiku e thotë. Ata janë të aftë të bëjnë diagnozën, edhe simptomave që shikohen edhe në media, ku militantizmi i verbër i ngjitet politikës, e bën atë jo të ngrihet në pozicionin e saj, interprete e problemeve, por janë bashkë udhëtarë duke e kthyer median në instrument të denatyruar nga misioni i informimit të drejtë publik” theksoi Topi.
Sipas tij, krahas zhvillimit të medias, ka edhe relativitet, edhe konkurrencë, por bashkë shkojnë në sintoni edhe me problemet e vendit.
“Media ka treguar se në momente të caktuara mund të bëjë revulucion. Media është një instrument i dashur, një mjet komunikimi për të ruajtur dashurinë për atdheun, historinë e vendit si dhe është një motiv i fortë që ata të cilët ndodhen jashtë vendit të ndihen si qytetarë shqiptarë” ka shtuar Topi.
Ai shtoi me tej, se njerëzit duan media të lirë e të pavarur duke nisur nga institucioni që e ka detyrim kushtetues siç është edhe TVSH-ja.
“Njerëzit sot kërkojnë një media vërtet të lirë, të pavarur, duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues, Radio-Televizioni Publik Shqiptar. Është hera e parë ndoshta që unë e marr në konsideratë këtë fakt, nuk do të bëj absolutisht asnjë lloj kritike, sepse në këtë atmosferë patjetër ne duhet që të përshëndesim njëri-tjetrin, por një element edhe mund ta hedhim për t’i shërbyer më shumë vitit që vjen që ky Televizion, i cili është një institucion tradicional shumë i fortë nga pikëpamja e emrit, por edhe infrastrukturës, por edhe i kontigjentit të gazetarëve, të cilët i përshëndes, duhet që të bëhet më i besueshëm për publikun. E kanë detyrim kushtetues, por nga ana tjetër duhet ta demontrojnë që ëshë një televizion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga orientimi, pavarësisht nga pakënaqësitë që kanë për dikë, pra, të jetë një radiotelevizion që duhet të jetë në një farë mënyre edhe pikë referimi për të tjerët” ka theksuar Topi.