Lube Boshkovski publikisht i kėrkoi falje kryeminstrit Nikolla Gruevski pėr shpifjet e thėna dhe pėr gjėrat e pakėndshme qė i shkaktoi me paraqitjen e tė pavėrtetave dhe ofendimeve gjatė fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet e parakohshme parlamentare kėtė vit.
“Publikisht i kërkoj falje Nikolla Gruevskit për shpifjet e shqiptuara nga ana ime, e të cilat janë lëndë e padisë private K. nr 1052/11 sipas të cilës po zhvillohet procedurë në Gjykatën themelore Shkup, si dhe për të gjitha shpifjet dhe ofendimet e tjera të cilat gjatë periudhës së kaluar i thashë për të, pa marrë parasysh nëse për atë jam i paditur apo jo”, qëndron në kërkim-faljen publike me shkrim.
Këto të pavërteta, thotë Boshkovski, i ka thënë në bazë të informatave dhe të dhënave të gabuara të cilat gjatë periudhës së kaluar i ishin servuar nga një rreth i caktuar njerëzish.
“Më vjen keq për gjërat e pakëndshme që i kam shkaktuar me paraqitjen publike të të pavërtetave dhe ofendimeve për Nikolla Gruevskin”, thotë Boshkovski në letër.