Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Fazli Veliu ultimatum qeverisė pėr statusin e UĒK-sė

Fazli Veliu ultimatum qeverisė pėr statusin e UĒK-sė

  Publikuar: 21 Dhjetor 2011, E Merkure 01:54:54. E lexuar 144 herė
Fazli Veliu ultimatum qeverisė pėr statusin e UĒK-sė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Shoqata e veteranėve tė luftės sė UĒK-sė i ka dėrguar ultimatumin e fundit institucioneve shtetėrore qė pėrfundimisht deri mė 17 janar tė zgjidh statusin e invalidėve dhe familjarėve tė 2001. Kreu i shoqatės, Fazli Veliu kėrkesėn edhe zyrtarisht ua ka dėrguar krerėve shtetėror, presidentit, kryeministrit dhe krye-parlamentarit.

“Bëhet fjalë për vendim të prerë që përfundimisht brenda një muaji të zgjidhet statusi i pazgjidhur i sakrificës së vitit 2001 për shqiptar konform normave vendore të barabarësisë për t’i fituar të drejtat. Ne mendojmë se ky afat është i mjaftueshëm për institucionet vendore që njëherë  e përgjithmonë ta zgjidhin këtë çështje. ..Prandaj ne mendojmë se këtë duhet ta kenë parasysh sidomos përfaqësuesit shqiptar në institucionet më të larta por edhe ata të cilët janë në mendimit se duhet të bashkëjetojmë”, tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK.
Fazliu nuk precizon formën e veprimit nëse deri më 17 janar nuk zgjidhet kjo çështje duke thënë se për të do të vendoset më vonë. Sipas tij kreu shtetëror është i vetëdijshëm për pasojat nga moszgjidhja e çështjes e cila 10 vite pret zgjidhje.
“Ne mendojmë se janë të vetëdijshëm të gjithë se çka mund të ndodh prandaj duhet të gjithë të mobilizojnë forcën e tyre mendore, fizike,  materiale,  morale dhe  njerëzore që ta zgjidhim statusin në mënyrë që të gjithë të jetojmë siç duhet të barabartë, të qetë dhe të shikojmë përpara drejt ardhmërisë sonë... Këto gjëra do ti thotë koha, ne nuk dëshirojmë të përsëriten ngjarjet që kanë qenë dhe kanë lënë shumë plagë megjithatë tmerri te familjet që nuk i kanë bijtë e tyre ekziston dhe nuk ka forcë që mund t’i ndal ata, nëse ata mbeten rrugëve siç ka mbetur një pjesë e tyre në mërgim, jashtë vendit pa perspektiv”,  deklaroi Fazli Veliu kryetar i SHVL-UÇK
Ndaj paralajmërimit të  Fazli Veliut ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim duke thënë se statusi i invalidëve  dhe dëshmorëve te luftës po zgjidhet ne kuadër te ligjeve ekzistuese, zgjidhje kjo e dale nga marrëveshja politike e 29 majit.
“Ne baze te këtij vendimi është formuar grup pune i përbër nga ish udhëheqeës te UÇK, te cilen e drejton z. Hazbi Lika. Grupi i punes po shqyrton cdo rast individual dhe cdo familje dhe ka per detyre te gjen zgjidhje per tu krijuar kushte per punesim, arsimim dhe mireqenie ekonomike dhe finansiare per ta dhe familjet e tyre. Grupi i punes ka mare detyrim dhe autorizim te plote nga keshilli i pergjithshem dhe kryetari Ahmeti dhe se shpejti do te del me raport para tyre dhe opinionit per punen e bere ”.
Ndryshe caktimi i 17 janarit si datë përfundimtare për zgjidhjen e statusit të UCK-së  sipas Fazliu ka domethënie të madhe pasi atë ditë nderohet të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për të drejtat e shqiptarëve në periudha të ndryshme



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com