Projekt-buxheti pėr vitin 2012 ėshtė antishqiptar dhe favorizues vetėm pėr njė entitet, Kėshtu ka deklaruar Kryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi duke thėnė se nga buxheti shqiptarėt nuk do tė pėrfitojnė mė shumė se 2 pėr qind mjete financiare pėr dallim prej maqedonasve tė cilėt do tė shfrytėzojnė 98 pėr qind tė buxhetit.
“Sa i përket buxhetit dhe sektorëve tjerë kjo qeveri vepron ndoshta më keq se një diktaturë, po këtu diktatura është shumë e rëndë se është etnike, definitivisht mendoj se deputetët tanë arritën ta bindin opinionin se vazhdon buxheti të shkojë 98 për qind në jetën e maqedonasve dhe vetëm 2 për qind tek shqiptarët , kjo padrejtësi është e patolerueshme ne do vazhdojmë me këtë angazhim këmbëngulësi dhe po punojmë edhe me faktorin ndërkombëtarë që ti bindim që të eliminohet kjo padrejtësi dhe ky diskriminim”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Kreu i PDSH Menduh Thaçi ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Saraj duke thënë se përkundër vjedhjes së votave nga ana e BDI-së, partia e tij ka shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e fundit edhe për rreth 1200 vota.
“Nga zgjedhjet e fundit në Saraj realisht jemi të kënaqur me rezultatin por jemi të brengosur me këtë djallëzi të BDI-së e cila vazhdon të mbush kutitë aty ku gjen vend, në ca fshatra të vegjël ka arritur të ris dallimin me afro 170 vota në krahasim nga zgjedhjet e kaluar. Ky është një problem i madh dhe duhet të ndalet kam fol edhe me ndërkombëtarët sepse sërish do i riciklojë konfliktet në teren. Nuk dua të keqkuptohem, nuk dua të keqkuptohem ata do fitonin por dallimi do ishte shumë i vogël jemi të kënaqur sepse për gjashtë muaj kemi arritur të përmirësojmë rezultatin në atë komunë me mbi 1200 vota”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Thaçi vlerësimet për projektbuxhetin dhe zgjedhjet në Saraj i bëri pas mledhjes së sotme të kryesisë qendrore të partisë ku janë zgjedhur tre sekretarët e ri të partisë, Vlera Ejupi për politikë të jashtme, Hasan Luma për politikë të brendshme dhe Mitasin Beqiri për sektorin juridiko-kushtetues.