KK Forca nga Shkupi ka marrė pjesė nė njė turne ndėrkombėtar tė karatesė nė Elbasan tė Shqipėrisė. Nė “Elbasani Open 2011” kanė garuar pesė karateistė, ndėrsa janė kthyer me tetė medalje, prej tyre shtatė tė arta, njė tė bronztė dhe njė kupė.
Abdurahim Idrizi edhe njëherë ka fituar vendin e parë në konkurrencën e tij 10-11 vjeç në disiplinën kate dhe kumite, duke u shpallur kareteisti më i mirë i turneut. Atij në fund iu dha një kupër nga organizorët.
Vendet e para poashtu i fituan: Sajra Morina (10-11 vjeç) dhe Jusra Ademi (7-8 vjeç) në disiplinat kate dhe kumite për femra, Usame Bajrami (-40kg) në kategorinë deri më 11 vjeç u stolis me medalje të artë. Ndërsa Kastriot Rulani (10-11 vjeç, +45kg) në konkurrencën me peshë më të madhe fitoi medaljen e bronztë.