Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Korab Shaqiri: Nuk jam fejuar, tė gjitha janė thashetheme

Korab Shaqiri: Nuk jam fejuar, tė gjitha janė thashetheme

  Publikuar: 21 Dhjetor 2011, E Merkure 17:51:56. E lexuar 162 herė
Korab Shaqiri: Nuk jam fejuar, tė gjitha janė thashetheme

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Korab, ditėt e fundit po flitet se jeni fejuar. A ėshtė e vėrtetė kjo?

Korab Shaqiri: Jo, nuk është aspak e vërtetë. Nuk jam fejuar e as nuk e kam ndërmend të fejohem.

Ju po e mohoni se jeni fejuar, atëherë a mund të na thoni pse po bëhen këto thashetheme për ju?

Korab Shaqiri: Këto thashetheme janë me tendencë nga dikush. Nuk e di as kush i ka bërë këto thashetheme. Janë tre gjëra të pavërteta, të cilët janë thënë për mua këtyre ditëve. 1. Korabi po e fsheh se do te fejohet, apo se është fejuar. Jo nuk është e vërtetë, unë nuk po fsheh asgjë, nuk jam fejuar, e as që e kam ndërmend ta bëjë një gjë të tille. Larg është fejesa e martesa për mua, sepse kam shumë punë para tyre. 2. Nuk kam magjistruar ende dhe provimin e magjistraturës nuk e kam bërë për arsye të procedurave të Akademisë së Arteve të Bukura të Tiranës, por jam në pritje të datës së provimit. 3. Unë nuk kam mbaruar për kanto siç është thënë, por kam mbaruar për kompozicion dhe po magjistroj në kompozicion. Këto janë tre të pavërtetat e këtyre ditëve.

“Kosova Sot”: A mund t’ju dëmtojnë këto thashetheme në karrierën tuaj muzikore dhe a po bëhen këto me ndonjë qëllim të caktuar?

Korab Shaqiri: Unë mendoj se këto thashetheme vijnë nga burime të caktuara! Jo aspak nuk më dëmtojnë, por kësaj radhe është bërë një bum mediatik me këtë lajm dhe kam dashur ta demantoj. Vetëm tre medie të shkruara kanë kërkuar fjalën time lidhur me këtë lajm, kurse të tjerat nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por vetëm e kanë dhëne këtë lajm. Kurse, numri i telefonit tim gjendet në çdo redaksi të çdo medie në Kosovë.

“Kosova Sot”: Edhe më herët është folur se keni qenë në lidhje me femra të ndryshme, si i komentoni këto?

Korab Shaqiri: Deri tash më kanë fejuar e martuar disa herë, por pa dijeninë time! Të gjitha këto kanë qenë thashetheme dhe aspak të vërteta. Për mua flitet nëpër publik për shumë gjëra, dhe gjithashtu edhe për kolegët e tjerë, por pak nga ato janë të vërteta. Siç thuhet edhe te kënga ime “Flet ky qytet”: “Në këtë qytet, ku jeta vlen vetëm 5 centë, të ngjesin bishta me t’lan pa mend”.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com