Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Edita Abazi: Noizy gėnjeu ne TCH, ja mesazhet e tij

Edita Abazi: Noizy gėnjeu ne TCH, ja mesazhet e tij

  Publikuar: 21 Dhjetor 2011, E Merkure 17:51:04. E lexuar 185 herė
Edita Abazi: Noizy gėnjeu ne TCH, ja mesazhet e tij

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Modelja kosovare, e cila pak ditė mė parė kishte rrėfyer pėr ne se si e la Noyzi nė momentin qė ajo ishte shtatzėnė, rikthehet sėrish me disa fakte mė reale. Pasi ka dėgjuar versionin e ish-tė dashurit, reperit Noizy, nė Top Channel, Edita na tregon se ėshtė ndjerė shumė keq dhe nuk ka mundur tė bėjė asnjė hap mė tej pėr te ecur, ndėrsa ka kėrkuar qė tė dėshmojė, ndoshta pėr herė tė fundit, nė njė intervistė ku tregon edhe shumė mesazhe nga ana e Noyzit nė momentin qė ajo i ka treguar se ėshtė shtatzėnė me tė, para se ta abortojė fėmijėn.

Edita Abazi ka dashur që disa prej tyre t’i tregojë dhe në këtë intervistë për ‘Kosova Sot” dhe për Top Kosova Radio, ku për herë të parë ka rrëfyer në këtë radio “live” mbi ngjarjen, duke hedhur poshtë gjithë deklaratën e Noyzit. Ndiqni rrëfimin e saj të dytë.

“Kosova Sot”: E ndoqe reagimin e Noyzit?

Edita Abazi: I tmerrshëm, dukej se gënjen.

“Kosova Sot”: Ai gënjeu 100 për qind, apo tha edhe të vërteta?

Edita Abazi: Vetëm për atë që tha që nuk jemi takuar në Suedi, të tjerat kanë qenë të gjitha gënjeshtra.

“Kosova Sot”: Ti ke kërkuar për herë të parë ta takosh në hotel në Prishtinë?

Edita Abazi: Ai ka qenë në Prishtinë dhe i kam thënë eja te banesa ime, flasim për takimin e parë. Dhe, kur ai ka ardhur poshtë nuk ka mundur të dalë, pasi shumë fansa, shumë fëmijë që ai i ka fansa, nuk e kanë lënë të zbres. Dhe, më pas ka ikur në një hotel dhe është vendosur, unë pasi kam përfunduar disa punë kam shkuar e kam takuar dhe kam qenë unë që e kam dërguar më pas në aeroport me makinën time.


“Kosova Sot”: Dhe, më pas, sipas tij, ti e ke shqetësuar me sms?

Edita Abazi: Vetëm në ‘Facebook’ kemi biseduar dhe i kam shkruar normal.

“Kosova Sot”: Ai nuk të kthente përgjigje, vetëm po dhe jo?

Edita Abazi: Nuk është e vërtetë, i kam të gjitha në ‘Facebook’ të ruajtura, më shkruante: Ku je? Çka po ban?

Ofendimet e Noyzit

“Kosova Sot”: Ai të quante femër e pistë, e ndytë, në intervistën e dhënë në Top Channel?

Edita Abazi: Normal, sepse ai duhet të mbrojë veten. Po pyes, nëse paskam qenë ashtu, pse ai ka pasur punë me mua.

“Kosova Sot”: Ai thotë se ti mendon që je modele, d.m.th. nuk je? Pse e thoshte këtë?

Edita Abazi: Nga inati që unë e kam treguar të vërtetën, ai mund të sajojë gjithçka, pasi unë ia kam nxjerr të gjitha të zezat në fushë. Natyrisht, është ai që do publicitet dhe me këto të zeza.

“Kosova Sot”:  Ti je njohur me të në fund të verës?

Edita Abazi: Po, për herë të parë, ka qenë muaji gusht.

“Kosova Sot”: Thoshte se mund të ketë pasur marrëdhënie? Sa herë ka pasur Edita marrëdhënie me Noyzin?

Edita Abazi: Më shumë kemi pasur marrëdhënie, jo vetëm një herë, se sa nuk mund ta cek.

“Kosova Sot”: I ke thënë se do t’ia prishësh karrierën? E vërtetë dhe pse?

Edita Abazi: Po, unë prisja përgjigje nga ai, natyrisht se do t’ia ktheja në të njëjtën monedhë, si ai ma ktheu mua.

“Kosova Sot”: Sipas tij, disa shoqe tuat i kanë thënë se ti e kë bërë këtë gjë dhe me të tjerë persona?

Edita Abazi: Nëse ato kanë qenë shoqet e mia, nuk do të kenë folur kurrë me të. Ai është munduar që të nxjerrë vetën nga situata dhe thoshte kështu.

“Kosova Sot”: Gjithashtu, ai tha se ti ia ke bërë këtë nga inati, që nuk ta hapte telefonin?

Edita Abazi: Shtatzënia dhe moshapja e telefonit nuk kanë të bëjë me këtë. Atëherë ja se çfarë më ka shkruar në telefon (shikojeni të fotografuar sms-në).

“Kosova Sot”: Është e vërtetë që i ke shkruar se e di se ku jeton vajza e tij në Angli dhe do t’ia marrësh peng?

Edita Abazi: Nuk është e vërtetë. Unë i kam thënë se do ta merrja vesh se ku banon vajza me nënën e saj, (Ish- bashkëshorten e Noyzit) në Angli dhe se do ta takoja ish-gruan e tij dhe t’ia tregoja të vërtetën. Pasi nuk jam unë aq e poshtër.

Shtatzënësia, diçka që shihet

“Kosova Sot”: Disa miq të përbashkët i kanë treguar se dokumentet, analizat që i ke bërë, janë të rregulluara nga një doktor që është miku juaj? Kush është ai?

Edita Abazi: Nuk është e vërtetë, ai nuk është doktor, por është doktoreshë. Gjithë shoqëria e di se kam qenë shtatzënë, sepse është diçka që shikohet.

“Kosova Sot”: A e ke dashur ti me të vërtetë?

Edita Abazi: Po.

“Kosova Sot”: A të ka thënë ndonjëherë që të do?

Edita Abazi: Ai në fakt s’e do as veten. Edhe me Tunën ashtu do të bëjë, kur të ndahet prej saj do t’i thotë fjalë nga më të këqijat, siç ka folur për të tjera, siç e ka zakon.

“Kosova Sot”: A do të pranoje të përballesh me të në një media?

Edita Abazi: Të dy, vetëm përballë “Zonës së Lirë”, te Arian Çani.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com