Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Buxheti 2012, Izet Zeqiri ēoi nė kėmbė deputetėt e VMRO-sė

Buxheti 2012, Izet Zeqiri ēoi nė kėmbė deputetėt e VMRO-sė

  Publikuar: 21 Dhjetor 2011, E Merkure 17:10:05. E lexuar 167 herė
Buxheti 2012, Izet Zeqiri ēoi nė kėmbė deputetėt e VMRO-sė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Fjalimi i deputetit tė RDK-sė Izet Zeqiri, i cili e quajti projekt-buxhetin pėr vitin 2012 si diskriminues pėr shqiptarėt, nxiti thuajse tė gjithė deputetėt e VMRO DPMNE-sė pėr replikim.

Në fjalimin e tij, Zeqiri theksoi se për vendbanimet shqiptare, nga buxheti ndahen shumë pak fonde, dhe jo 25 për qind sa thotë partia shqiptare në pushtet. Sipas Zeqirit, e dyshimtë është edhe rritja e buxheteve të dy ministrive, të cilat në të kaluarën janë drejtuar nga kuadro shqiptarë. Për të replikuar me Zeqirin, u paraqitën gjithsej 23 deputet të VMRO-DPMNE-së.
“Dëshiroj të them se Qeveria me këtë projekt-buxhet vazhdon diskriminim ndaj shqiptarëve, ndaj votuesve të mi. Por jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj rajoneve të caktuara, siç janë qytetet në Maqedoninë perëndimore. Bllok dotacione në kulturë nuk ka, Haraçina zero, nuk ka, Bogovina zero, Bërvenica zero, Gostivari zero, Dibra zero, Zhelina zero, Zajazi zero, Likova zero, Osllomej zero. Struga, Studeniçani, Tearca, Tetova, Saraji dhe Çairi”, deklaroi  Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Duke iu kundërpërgjigjur, deputeti Ilija Dimovski tha se interesimi i madh për replika ndaj fjalimit të Zeqirit dëshmon se deputeti ka autoritet më të madh se lideri i opozitës.
“Vërtet është interesante se lider i opozitës në kuvend, dalëngadalë po bëhet Izet Zeqiri. E uroj për këtë, por të paktën Izet Zeqiri mundohet të përdorë disa shifra dhe mundohet të bëjë krahasime për dallim nga kolegët e LSDM-së”, replikoi kështu Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Në mbrojtje të deputetit të RDK-së dolën edhe deputeti i  Lëvizjes përparimtare serbe Dragisha Miletiq dhe deputeti i lidhjes së Romëve në Maqedoni. Miletiq e pyeti Dimovskin, sa pyetje ka marrë deri tani me mesazhe.
Izet, ti je profesor, përkatësisht doktor për shkencat ekonomike. Ndaj është rëndë që t’u mashtrojnë, prandaj është gjithë ky panik. Dhe e dyta, ty të drejtohen dhe se di tani ku është Ilija Dimovski për t’u ndihmuar dhe t’i shkruaj mesazhe për VMRO-në ashtu siç i dha atij Gruevski, pyetje për të pyetur”, tha  Dragisha Miletiq, deputet i Lëvizjes përparimtare serbe.
“Le me sozz politique de Paris’, e cila do të thotë se është iluzion që të besohet se politika mund të ekzistojë pa gënjeshtra politike”., u shpreh Samka Ibraimovski, deputet i lidhjes së Romëve në Maqedoni.
Ndërsa deputeti Slave Goshev po ashtu i VMRO-DPMNE-së me propozim për Izet Zeqirin për të shëtitur gjithë Maqedoninë për të pare se ku investohet më tepër.
“Për të parë se çfarë përbën diskriminimi në këto 20 vite të fundit unë nuk kam asgjë kundër. Qoftë me veturën time apo tuajën, të shkojmë fillimisht tek ju në Tetovë mysafir e më pas, ju të vini në Strumicë nga Shtipi apo nga cila anë të doni, dhe atëherë të shihni çfarë është diskriminim”, tha Slave Goshev, VMRO-DPMNE.
Pas këtij propozimi deputeti i RDK-së, iu kundërpërgjigj deputetit të VMRO-DMNE-së.
“I nderuar koleg Goshev është e vërtetë se nëse shkon në Tetovë do të shohësh shtëpi të ndërtuara, por ato shtëpi janë të ndërtuar nga remitencat i nderuar. Unë e kam grafikonin e remitencave që i sjellin bashkatdhetarët në Maqedoni, e kam edhe bilancin tregtar, i kam edhe investimet e huaja. Problemi juaj është si VMRO DPMNE ,se pse investimet e huaja i keni më të vogla se remitencat”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Ndërsa deputetët e VMRO DPMNE-së debatonin me Zeqirin, ministri i Financave Zoran Stavreski shkruante mesazhe në telefon.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com