Presidenti i Federates Shqiptare te futbollit ka qene i pranishem dje ne prezantimin e trajnerit te kombetares, teksa e sheh me optimizem periudhen 2-vjecare nen drejtimin e De Biasit
Ne prezantimin e trajnerit te ri te kombetares, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, dukej i sigurt se kishte bere zgjedhjen e duhur me De Biasin. Kreu i FSHF-se u shpreh per mediat ne konferencen per shtyp se me italianin eshte arritur nje marreveshje per dy vitet e ardhshme qe perkojne me fushaten eliminatore te Boterorit te Brazilit, ku fillimisht tha: “Kemi rene dakord me De Biasin qe ai te drejtoje kombetaren ne Eliminatoret e Kampionatit Boteror 2014 dhe ai do te jete per dy vitet e ardhme ne krye te skuadres. Pra, afati kohor i kontrates eshte per dy vjet, me opsion rinovimi nese rezultatet qe do te arrije do te jene pozitive per ne dhe me mirekuptim mes dy paleve”.
Rinovimi
Numri 1 i futbollit shqiptar pohoi se ekipi kombetar duhet rinovuar, ku ka besim se tekniku italian do ta zbatoje shume mire kete detyre. Madje Duka permendi dhe lojtaret te cilet i kane dhene lamtumiren skuadres si dy mesfushoret Skela e Duro, te cilet dhe i falenderoi per kontributin e tyre te vlefshem, ndersa paralelisht me afrimin e elementit te ri ai ka kerkuar dhe rezultatet.
“Ne krahasim nga edicionet e meparshme, ne tashme jemi ne nje faze te rinovimit te ekipit tone kombetar. Kemi pasur disa futbolliste, te cilet kane kontribuar goxha ne ekipin tone, dhe qe tani nuk do te vazhdojne me. Gjej rastin edhe t’i falenderoj sot, lojtare si Altin Lala, Ervin Skela, apo ndonje tjeter, qe me te vertete kane dhene shume. Tani detyra e pare eshte qe keto vende te zevendesohen nga futbolliste te rinj, e qe mund te kontribuojne shume ne arritjen e rezultateve. Kombetarja nuk eshte klub, qe te prese sa t’i rinovosh dhe me pas te perfshihesh ne te. Paralelisht duhet te arrish dhe rezultate”, theksoi kreu i Federates.
Objektivi
Kuqezinjte nen drejtimin e De Biasit do te kene nje detyre te veshtire ne Eliminatoret e Boterorit “Brazil 2014”, pasi i tille eshte grupi qe perbehet nga Zvicra, Norvegjia, Sllovenia, Qipro dhe Islanda. Nje grup te cilin presidenti Duka e quan te paparashikueshem, ndonese deshira e tij ashtu si e te gjithe shqiptareve eshte synimi per t’u kualifikuar ne eventin me te rendesishem te futbollit.
“Duke pasur parasysh edhe grupin qe kemi, ky eshte me te vertete nje grup shume, shume i veshtire. Nje grup, ne te cilin mund te ndodhin te gjitha, me cdo lloj kundershtari. Cdo kundershtar mund ta thyesh, por dhe mund te te thyeje. Ndoshta, duke pasur parasysh historine tone, me mire do te ishte te kishim ndonje ekip me emer, pasi ekipi yne luan me mire kunder ekipeve me emer, sesa kunder te vegjelve. Kundershtaret tane jane vende, me popullsi pak a shume te vogel, me futboll jo te niveleve shume te larta, por qe gjithsesi mund te arrijme rezultate. Per ne do te ishte me mire qe, te vazhdojme te enderrojme se do te jemi pretendente per t’u kualifikuar per ne finalet e Boterorit, megjithese eshte nje detyre e veshtire”, deklaroi kreu i FSHF-se, i cili me tej shtoi:
“Ne lidhje me sforcimin e kostos financiare, qe ben Federata per te arritur objektivat, duke marre nje trajner te huaj, cdo ekip, cdo federate do te kryeje ato qe ka mundesi per te arritur rezultate, apo permiresuar sadopak futbollin e vet. Duhet te bejme mire, ato gjera qe dikush ndoshta i quan te vogla, dhe gjerat e medha, sic eshte emerimi i trajnerit. Ne bejme maksimalen tone per te arritur rezultate, gje te cilen jemi munduar ta bejme dhe ne te kaluaren. Dhe me trajnere, qe s’i kemi pasur te keqij”.
Qendrimi De Biasit ne Shqiperi
Ne kontraten qe FSHF-ja nenshkroi me paraardhesin e De Biasit, Josip Kuzhe, nje nga pikat ishte qendrimi per nje kohe relativisht te gjate ne Shqiperi, ne menyre qe te shohe dhe lojtaret e kampionatit tone te futbollit. Edhe me italianin nje pike e tille ne kontrate ekziston, teksa presidenti Duka shpjegon se teknikut te ri i duhet edhe te levize jashte Shqiperise, pasi shumica e lojtareve qe duhen vezhguar luajne ne kampionatet e ndryshme evropiane.
“Cdo trajner e ka pasur per detyre te seleksionoje me te miret e mundshem per ekipin Kombetar. T’i stervite sa me mire dhe t’i motivoje sa me shume, per arritjen e rezultatit. Detyra e Federates eshte t’i krijoje kushte sa me te mira per te realizuar detyrat e tij. Ne kontraten tone eshte vendosur se, trajneri do te kete nje shtepi ne Tirane, qe t’i beje te mundur te vezhgoje te gjithe kampionatin shqiptar, organizimin e futbollit tone dhe te futbollistet. Por, sic dihet ne kemi me shume se 60 per qind e lojtareve te ekipit Kombetar jashte Shqiperise, dhe trajnerit do t’i duhet te jete per nje kohe jashte vendit tone. Une nuk do ta ndaja punen me receta, por te jape maksimalen per ta ndihmuar ekipin”, perfundoi presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka.