Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shtyhet koncerti i Ciara-s

Shtyhet koncerti i Ciara-s

  Publikuar: 20 Dhjetor 2011, e Marte 19:11:27. E lexuar 119 herė
Shtyhet koncerti i Ciara-s

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Koncerti i kėngėtares sė famshme Ciara, i cili ishte paralajmėruar se do tė mbahej mė 28 dhjetor, ėshtė shtyrė pėr muajin prill tė vitit 2012, ka konfirmuar pėr Telegrafi.com Drin Zatriqi, organizator i koncertit.

Edhe pse pagesa është bërë sipas kërkesës të menaxhmentit të saj dhe gjithçka ishte gati për një mega-koncert, këngëtarja amerikane ka anuluar ardhjen e saj në Kosovë. Organizatorët e koncertit kishin pranuar një komunikatë për anulim të koncertit gjatë të shtunës, me arsyetimin se Ciara ka një ofertë të majme për një koncert në Dubai, i cili do të organizohet më datën 29 dhjetor.

Sipas agjencisë “MOS Music Entertainment” që menaxhon koncertet e këngëtares, ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë nga Kosova në Dubai në kohën e duhur për shkak të orarit të fluturimeve dhe dallimit në kohë. Agjencia në fjalë ka ofruar artistë të tjerë për ta zëvendësuar Ciaren për datën 28 dhjetor si: Flo Rida, Ice-T, Salt-N-Pepa, T-Pain, Fabolous, Jadakiss, Lil Kim, Kelly Rowland dhe Keri Hilson. Megjithatë, kjo ofertë nuk është pranuar nga organizatorët e koncertit të Kosovës për shkak kohës shumë të shkurtër.

Sipas Drin Zatriqit, Ciara do të vijë në Kosovë në muajin prill të vitit të ardhshëm, kur janë në plan edhe koncerte të tjera të yjeve me famë botërore . “Gjatë vitit 2012 synojmë të sjellim Ciara, Lik Kim dhe Rick Ross, por edhe të tjerë”, ka shtuar Drini Zatriqi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com