Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Haxhi Krasniqi mbron titullin mė 7 janar

Haxhi Krasniqi mbron titullin mė 7 janar

  Publikuar: 19 Dhjetor 2011, E Hene 17:19:00. E lexuar 221 herė
Haxhi Krasniqi mbron titullin mė 7 janar

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Haxhi Krasniqi ėshtė duke u pėrgatitur qė tė bėjė mbrojtjen e parė tė titullit tė Evropės nė kategorinė gjysmė tė rėndė nė versionin WBO. Titullin e fituar mė 21 tetor, Krasniqi do ta mbrojė mė 7 janar nė Magdeburg tė Gjermanisė.

Kundërshtar i 24-vjeçarit nga Juniku do të jetë algjeriani me pasaportë franceze, Hakim Zoulikha. 

Meçi i Krasniqit do të jetë kryesori i mbrëmjes dhe ai është paraparë të zhvillohet në 12 raunde. 

"Më presin edhe dy javë sparing, që është pjesë më e vështirë e stërvitjeve. Me sparing kam nisur para një jave. Kundërshtarë kam boksierë të njohur që më mundësojnë që në meç të paraqitem plotësisht i gatshëm. Javën tjetër sparing do të bëjë me kampionin e botës, Robert Stieglitz. Përballja me të më bën që në meç të futem me vetëbesim maksimal, por edhe i përgatitur në shkallën më të lartë", ka thënë Haxhi Krasniqi të shtunën për Kohën Ditore. 

Krasniqi, i cili në boksin profesionist njihet edhe me emrin Robin, në profesionalizëm ka 36 fitore e dy humbje. Titullin e Evropës në versionin WBO e fitoi kundër Abdelkahim Derghalit, të cilin e mposhti me nokaut teknik në raundin e katërt, më 21 tetor në Brandenburg. Krasniqi planifikon që pas disa mbrojtjeve të titullit të Evropës, gjatë vitit 2012 të luftojë për titull të botës në versionin WBO. Ai aktualisht vlerësohet boksieri më i mirë shqiptar. 

Kundërshtari i tij, Hakim Zoulikha në boksin profesionist ka 16 fitore e dy humbje. Së fundi ka boksuar më 12 nëntor, kur e mposhti Boumejjane Anouarin me pikë, pas tetë raundeve. "Kam parë të xhiruar një meç të tij. Bëhet fjalë për një boksier me bilanc të mirë dhe që e njeh boksin. I takon nivelit të lartë. Nuk guxoj ta nënçmoj, duhet që në meç të paraqitem i koncentruar maksimalisht. Me përgatitjen që po bëj jam i bindur se do të fitoj dhe ngadalë do të nis rrugën për të luftuar për titull të botës", ka shtuar Krasniqi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com