Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

DMX konfirmon koncertin

DMX konfirmon koncertin

  Publikuar: 19 Dhjetor 2011, E Hene 16:53:01. E lexuar 124 herė
DMX konfirmon koncertin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Reperi i njohur amerikan, DMX, e ka konfirmuar datėn e koncertit qė do tė mbahet nė Prishtinė mė 23 janar.

Pas shumë dilemave dhe ndrrimeve të shpeshta të datës, përfundimisht dhe vet reperi ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare datën e koncertit të madh që do të mbahet më 23 janar dhe për të cilin Telegrafi tashmë ka siguruar të drejtat ekskluzive si sponsor.

Nga ana tjetër, për konfirmimin e datës u shpreh dhe Ardin Badivuku, tashmë drejtori i njohur i kompanisë NextLevel, i cili më shumë se për sukseset e tij personale, preferon të flasë për sukseset në rang ndërkombëtar të Kosovës.

“Vërtet tashmë mund të fillojnë përgatitjet për koncertin e madh të 23 janarit. Siç mund ta shohin edhe vet fansat, Prishtina është konfirmuar në faqen zyrtare të DMX. Konfirmimi i datës nuk është aq i rëndësishëm, sa promovimi i Kosovës në rrafshin ndërkomëtar. Kosova non-stop është duke u promovuar si shtet i ri nga agjentët e top agjensive të artistëve. Ndihem krenar për këtë”, theksoi Ardini për Telegrafin.

DMX konsiderohet si një prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave krahas legjendave si Tupac, Biggie Smalls, Ice Cube dhe Eminem. Hitet më të njohura të tij janë “Party Up”, “Where Da Hood At”, “The Rain”, “Get It On The Floor” dhe “Lord Give Me A Sign”.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com