Kandidati i BDI-sė, Bekim Murati fitoi zgjedhje lokale nė komunėn e Sarajit tė Shkupit.
Zyrtar lokal të kësaj partie theksuan se fitorja e kësaj partie është me diferencë të lartë ndaj kandidatit të PDSH-së, Xhevdet Fejzullahu.
Sipas rezultateve te shpallura nga shefi i Shtabit zgjedhor komunal të BDI-së, Muhamet Hoxha, kandidati i tyre Bekim Murati ka fituar 7 .126 vota, kundrejt 3.842 votave të kundërkandidatit, Xhevxhet Fejzullahut.
Zgjedhjet u zhvilluan në këtë komunë, pasi që ish-kreu i kësaj komune Blerim Bexheti kaloi në postin e ministrit të Drejtësisë. Të drejtë vote në këtë komunë kanë pasur 29 mijë votues në 34 qendra votimi. Këto zgjedhje ishin të parakohshme dhe se mandati i kryetarit të ri do të jetë deri në vitin 2013, kur pritet organizimi i zgjedhjeve të rregullta lokale.