Parlamenti i Maqedonisė gjatė seancės sė sotme pritet tė miratoj Propozim-ligjin pėr ratifikimin e marrėveshjeve me Kosovėn nė fushėn e drejtėsisė.
Këto marrëveshje që pritet të marrin dritën jeshile janë Marrëveshja për ekstradim, marrëveshja për transferimin e të burgosurëve dhe Marrveshja për ndihmë juridike të ndërsjelltë në fushën penale.
Këto marrëveshje janë nënshkruar kohë më parë midis ministrive të Drejtësisë të Kosovës dhe Maqedonisë dhe pritet të marrin vizën, për të hyrë në fuqi.
Në rendin e ditës së Parlamentit sot do të jetë propozimi i plotësuar për Buxhetin për vitin 2012, propozimi për zgjedhjen e anëtarëve, kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të komisioneve parlamentare, si dhe propozimi për zgjedhjen e kryesisë së re të Këshillit Nacional për evrointegrime.