Kush ėshtė fajtor qė tetovarėt nuk kanė ujė tė pijshėm. Autoritetet lokale ia adresojnė fatin tek autoritetet qendrore, ndėrsa nga lart, thonė se komuna ėshtė e paaftė tė shfrytėzojė paratė e dhėna nga arka shtetėrore pėr tė zbatuar projektin pėr furnizimin e Tetovės me ujė. Derisa faji hidhet ping-pong, tetovarėt mundohen ēdo ditė si tė sigurojnė ujė pėr nevojat e pėrditshme.
Shefi i Departamentit të Planifikimit Urban të komunës së Tetovës, Skënder Palloshi tha se u nevojiten vetëm 2.5 milionë euro dhe pastaj tetovarët jo vetëm 120 litra ujë në sekondë që shpenzojnë tani, do të marrin rreth 200 litra për sekondë, që do të thotë praktikisht, jo më kufizime. Palloshi thotë se qeveria ka ndarë para për ujin, por çdo fundvit i kanë përdorur për qëllime tjera.
“Në qoftë se doni ne do t’ju bëjmë një raport të investimeve të qeverisë brenda këtyre 2 vjet e gjysmë të fundit dhe do të shihni se ne nuk kemi asnjë investim kapital nga qeveria. Nuk është në rregull që në Komunën e Tetovës të mos financon dhe Komuna e Tetovës të hyjë në borxhe dhe huazime për kryerjen e këtij projekt. Fundi fundit tetovarët janë taksa-pagues si të gjithë qytetarët tjerë të Maqedonisë dhe në me të vërtet edhe atyre u takon që pjesë e atyre taksave të cilat ia japin pushtetit qendror tu kthehen atyre në sigurimin e kushteve elementare për jetesë siç është në këtë rast ujësjellësi”, deklaroi Skënder Palloshi, Shef i Departamentit për urbanizëm në Komunën e Tetovës.
Këshilltarët e tanishme të të gjitha partive politike në Tetovë thonë se më vështirë e kanë kur qytetarët i ndalin në rrugë dhe i pyesin nëse ndonjëherë do ta zgjidhin problemin e ujit. Këshilltarët e LSDM-së, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, thonë se në njërën nga mbledhjet e radhës të Këshillit do kërkojnë përgjigje deri ku është projekti për furnizimin me ujë të Tetovës. Për këtë është interesuar edhe zv/ministri i transportit dhe lidhjeve Tahir Hani. Palloshi thotë se para disa muajve Hani kishte kërkuar që t’i shkruajnë cilët janë prioritetet e komunës. Kryetari Sadi Bexheti dhe ekipi i tij si më prioritar kanë theksuar ujin. Palloshi pyeti Hanin, pse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre? Hani u përgjigj, se para dhe mundësi për realizim, ka!
“Gjithçka varet nga kapacitetet e komunave të cilat do të mundet në kohë të përgatisin dokumentacionin teknik të dorëzojnë dokumentacionin dhe të jenë më dinamikë në drejtim të përmbushjes së kriteriumeve që kërkon marrja e e donacionit nga qeveria, që të mund ti shfrytëzoj këto 1 milion e 250 mijë euro plus TVSH-në nga buxheti i Republikës. Pra në këtë drejtim nuk mund asnjë komunë nuk mund të ankohet në drejtim se nuk ka mundësi që ti shfrytëzoj këto mjete”, tha Tahir Hani, zv/ ministër i transportit.
Kryetarët vijnë e shkojnë, problemi me ujin te tetovarët mbetet. Banorët e pjesëve më të lartë të qytetit tashmë kanë filluar të mbledhin nënshkrimet dhe të bien dakord për padëgjueshmëri civile. Nëse kryetari aktual Sadi Bexheti reagon shpejtë me administratën, mund t’i marrë të hollat që ofrohen përmes fondeve për komunën e Tetovës. Nga Ministria e Transportit presin që komuna e Tetovës të aplikojë me projekt për shfrytëzimin e 1,25 milion eurove nga Banka Europiane e Investimeve, të cilat janë grant i pakthyeshëm. Ka mundësi për kredi prej 1 milion eurosh nga banka gjermane KEB. Kjo do të thotë se paratë mund të sigurohen, por se, a do ti vënë para egos së tyre politikanët prioritetet e qytetarëve, mbetet të shohim.