Do tė shfaqet nė skenė nė stilin “high class” dhe nė atė sportiv. Gjithēka qė aktori i njohur Nik Xhelilaj do tė veshė nė katėr netėt e festivalit tė 50-tė tė Kėngės nė RTSH, do tė ideohet nga stilisti Joni Peēi, i cili ėshtė drejtor imazhi i festivalit. Vetėm pak javė mė parė, Joni Peēi lanēoi markėn e tij me veshje qė kanė dalė nė shitje nė njė dyqan qė ėshtė hapur nė Tiranė, tė dizenjuar vetėm nė ngjyrat bardhė e zi.
Do të dominojnë këto ngjyra dhe në veshjet e Nik Xhelilajt, ndërsa thuhet se do ta shohim të shfaqet në skenë me një look krejt ndryshe si rrallë ndonjëherë. Kjo është hera e parë që Nik Xhelilaj prezanton një festival, ndërsa këto ditë ka lënë në mes xhirimet e një filmi në Londër. Ai do të jetë mashkulli i skenës, ndërsa do të ketë në krah Hygerta Sakon dhe Enkeleda Zekon.
Edhe për prezantueset thuhet se Joni Peçi ka menduar veshje klas dhe të ndryshmne për katër netët, ku veçohet nata e tretë, që do të jetë natë gala me 28 këngët fituese në 50 vite histori festivali. Një ide të veshjeve të tyre mund ta shohim dhe pas disa modeleve të tij të prezantuara pas spektaklit “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, që u prezantua nga Bledi Strakosha dhe një modele 17-vjeçare.
Joni ka futur tashmë në treg markën e tij me veshje couture, ku për imazh ka zgjedhur Inva Mulën dhe Bledi Strakoshën.