Nė komunėn Saraj tė Shkupit sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale pėr kreun e kėsaj komune.
Në garën për këto zgjedhje garojnë dy kandidatë: Bekim Murati nga BDI dhe Xhevdet Fejzullahu nga PDSH-ja, ndërsa partitë e tjera nuk kanë kandidatët e tyre.
Të drejtë vote kanë rreth 29 mijë votues në 34 qendra votimi, ku do të mund të zgjedhin kryetarin e komunës. Zgjedhjet mbahen vetëm një vit para atyre të rregullta, pasi që kreu i deritanishëm i kësaj komune, Blerim Bexheti u zgjodh ministër i Drejtësisë.
Edhe pse mandati i kreut të ri të Sarajit do të jetë vetëm një vit për shkak të zgjedhjeve të rregullta lokale në vitin 2013, kandidatët në platformat e tyre zgjedhore si premtim parimor kanë vënë theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës duke mos anashkaluar edhe sferat e tjera si zhvillimin lokal dhe sferën e arsimit. Për zgjedhjen e kreut të Komunës së Sarajit në raundin e parë nevojitet që kandidati të fitojë rreth 10 mijë vota.