Koncerti i fundit i Tunės ėshtė anulluar pėr shkak tė njė problem qė ka ndodhur nė lokalin ku do tė kėndonte artistja. Ajo vetė ka qenė e shqetėsuar pėr atė qė ka ndodhur njė natė mė parė duke publikuar nė statusin e saj nė Facebook edhe njė opinion tė sajin nė tė cilin kėrkonte mbėshtetjen e fansave, pėr tė evituar kėto ngjarje tė pakėndshme.
Policia ka ardhur në mesnatë dhe ka mbyllur lokalin, pasi kishte kaluar orari i lejuar nga auroritetet vendore, për të evituar zhurmat. Andy Gramm ka shkruar në FaceBook se nata ka qenë e paparë, por gjithçka është ndërprerë nga policia.
Ndërkaq Tuna ka paralajmëruar se në datën 17 dhjetor do të promovojë këngën dhe videoklipin më të ri, një bashkëpunim me reperin e famshëm shqiptar Noizy-n. Nga sa ajo ka njoftuar në faqen e saj në rrjetin social thuhet se titulli i këngës do të jetë “Bebi i vitit të ri”.