Libra tė rinj tė autorėve shqiptarė e tė huaj janė botuar kėtė javė, duke iu shtuar stendave tė librarive nė kryeqytet.
“Misioni Londër” nga Alek Popo. Kur gruaja e pushtetshme e Presidentit bullgar Devorina Seljanska vendos të japë një banket elitar në Londër, ambasadori bullgar, Varadin Dimitrov, i sapoemëruar në detyrë, falë mbështetjes së saj politike, merr një urdhër të vetëm: të garantojë pjesëmarrjen e mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta II në pritjen e misionit diplomatik bullgar në Londër. Romani i shkrimtarit bullgar është pjesë e kolanës “Letërsi bashkëkohore nga Ballkani”. Libri është botuar nga “Poeteka dhe Ideart” dhe kushton 700 lekë.
“Të jetosh pa kufij dhe histori të tjera” nga Carmine Abate. Duke u frymëzuar nga jeta e vet, por duke zgjeruar vështrimin në një perspektivë universale, Abate rrëfen fëmijërinë në fshat, shijet e kuzhinës arbëreshe, magjinë e rapsodive të vjetra, mbërritjen në Gjermani dhe në Veri të Italisë. Libri është një botim i shtëpisë botuese “Toena” dhe kushton 700 lekë.
“Roman Natyral” nga Georgi Gospodinov. Jeta e një burri papritur merr tatëpjetën. Ai përpiqet të rrëfejë historinë e tij, por ajo vazhdimisht i rrëshqet dhe kthehet në historinë natyrale për WC-të, për mizën, bletët etj. Jeta e tij përqaset në mënyrë misterioze me fatin e dy personazheve të tjerë, të redaktorit dhe kopshtarit të çmendur. Romani është botuar nga shtëpia botuese “Ideart” dhe kushton 700 lekë.