Ferhan Hasani, futbollisti i Shkėndijės, pėrfundimisht ka realizuar transferin e ėndrrave. Kalimin nė Wolfsburg e kishte vėrtetuar edhe vet lojtari, i cili nė rrjetin social facebook kishte shkruar:
“Ëndrra ime është bërë realitet”. “Buba”, siç e quajnë ndryshe, në tre vitet e ardhshme do të luaj për klubin që sponsorohet nga Wolfswagen. Mësohet se përveç kontratës e cila është e rëndë 700 mijë euro, Hasani do të ketë në dispozicion edhe një veturë Wolfswagen. Ai këtyre ditëve do të prezantohet si përforcim i parë i “ujqëve”.
Është interesant se trajner i Wolfsburgut është Feliks Magat, njeriu i cili para dy viteve nga Renova në Shalke e solli Besart Ibraimin. Ai transfer pati shpërthyer si një bombë në futbollin e Maqedonisë, por Ibraimi nuk pati sukses në Bundesligë dhe vazhdoi karrierën në Ukrainë. Urojmë që Hasani do t’ia dalë në klubin e ri. Konkurrentë të tij në vijën e sulmit do të jenë kroatët Manxhukiq e Lakiq si dhe reprezentuesi gjerman Helmes.