Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Boja e flokėve, shkaktare e shumė sėmundjeve

Boja e flokėve, shkaktare e shumė sėmundjeve

  Publikuar: 14 Korrik 2010, E Merkure 07:10:18. E lexuar 475 herė
Boja e flokėve, shkaktare e shumė sėmundjeve

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Njė zgjedhje e gabuar e bojės sė flokėve i hap rrugėn shumė sėmundjeve. Dermatologu Žafak Günež pohon se bojrat e flokėve prishin ekuilibrin e lėkurės sė flokėve.

Ndërkohë që Gunež thekson se duhet të pakësohet numri i seancave të lyerjes së flokëve, dermatologia Zerrin Baysal pohoi se si bojrat kimike ashtu dhe ata të cilat duken natyrale mund të shkaktojnë plagë, shtimin e zbokthit, tharje dhe rënie të flokëve.

Lyerja e flokëve, ndryshimi i pamjes së jashtme zakonisht bëhet për t’u dukur më bukur, për të mbuluar të thinjurat apo dhe për të bërë ndryshime kur kalohet në monotoni. Por bojrat kimike të shitura në treg apo edhe ata të cilat shiten nën emrin “natyrale” dëmtojnë flokët dhe janë shkaktare të shumë sëmundjeve. Specialistët pohojnë se bojrat e flokëve shkaktojnë dhimbje koke, kruarje, plagë , zbokth, dobësim të flokut, tharje dhe këputje të tij.

Bojrat kimike të flokëve përgatiten nga përzierja e kremit me bazë oksigjenin me pigmentet sintezë. Pigmentet e oksiduar të bojës hyjnë në thellësi të flokëve , mblidhen aty dhe nuk mund të dalin më. Për këtë arsye yndyrnat e rrënjëve të flokëve të cilat mundësojnë ushqyerjen dhe mirëmbajtjen e tyre humbasin efektivitetin  dhe kështu flokët digjen, thahen dhe humbasin gjallërinë e mëparshme. Dermatologu i spitalit Hospitalium , Žafak Günež thotë se bojrat e flokëve prishin ekuilibrin e lëkurës së flokëve. Duke theksuar se tek bojrat e flokëve gjenden peroksid  hidrogjen dhe amoniak, lëndë të cilat dëmtojnë shtresën e jashtme mbrojtëse të flokëve, Gunes u shpreh: “Këto lëndë kimike hapin rrugën e tharjes, humbjes së shkëlqimit, plagëve të lëkurës dhe rënies së flokëve. Veçanërisht gratë shtatzëna, ato në asnjë mënyrë nuk duhet t’i lyejnë flokët”. Gunež gjithashtu nënvizoi dhe faktin e uljes së numrit të seancave për lyerjen e flokëve.

Shumë bojra flokësh të cilat shkruajnë “natyrale” në ambalazh përmbajnë lëndë kimike

Duke pohuar se bojrat natyrale duhet të përmbajnë kanë (këna) dhe esenca të frutave dermatologia e spitalit “Memorial”, Zerrin Baysal  theksoi se shumica e bojrave të cilat shiten si “natyrale” nuk janë të tilla. Duke folur rreth rrezikut së këtyre bojrave gjoja “natyrale”, Baysal u shpreh se, “në bojra të tilla për të errësuar ngjyrën e kanës vendosin një lloj lënde të quajtur ‘pikramat’, por kjo lënde është krejtësisht kancerogjene. Ashtu si bojrat kimike edhe këta bojra shkaktojnë dhimbje koke, plagë në lëkurë, zbokth, tharje dhe këputje të flokut. Konsumatorët nuk duhet të mendojë se çdo bojë mbi të cilën shkruhet se është natyrale është e tillë”.
Baysal gjithashtu theksoi se në Europë  të gjitha bojrat të cilat mbajnë çertifikatën e (BDIH) e Kozmetikeve të kontrolluara janë produkte që nuk përmbajnë lëndë kimike.

Si ta kuptojmë nëse boja është apo jo natyrale?

1. Në përmbajtjen e saj nuk duhet të ketë lëndët: rezorsinol, amoniak, phenylene diamine dhe hidrogjen peroksid.

2. Në kutinë e bojës duhet të gjendet çertifikata e BDIH, Produkt natyral kozmetik i kontrolluar në Europë.

3. Bojrat natyrale nuk e hapin ngjyrën e flokëve. Nëse në kutinë e bojës tregohet sesi mund të lyeni flokët tuaj të errët në ngjyrë të verdhë atëherë boja nuk është natyrale.

4. Tek bojrat natyrale pas një fare kohe boja hiqet dhe fillojnë të duken flokët e bardhë.

/start/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com