Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Xhaferi: Marrėveshja e Ohrit ėshtė prioritet

Xhaferi: Marrėveshja e Ohrit ėshtė prioritet

  Publikuar: 17 Dhjetor 2011, E Shtune 19:21:05. E lexuar 127 herė
Xhaferi: Marrėveshja e Ohrit ėshtė prioritet

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Zėvendėskryeministri Musa Xhaferi deklaroi se janė regjistruar tė arritura me Marrėveshjen e Ohrit, por ajo vazhdon tė mbetet njė prioritet i Qeverisė.

Ai këtë e theksoi në konferencën me temën “10 vite Marrëveshja e Ohrit, situata aktuale dhe e ardhmja” të organizuar në Vjenë nga Instituti për Politikë të Jashtme të Austrisë.

Xhaferi para të pranishmëve theksoi se Marrëveshja e Ohrit është më shumë se një marrëveshje, është një proces që zgjat akoma dhe ka për qëllim demokratizimin e shoqërisë në Maqedoni dhe afrimin e shtetit dhe institucioneve ndaj komunitetit jo shumicë. 

“Mesazhi i saj ka qenë i qartë t’i thuhet Jo diskriminimit, dhunës dhe ndarjes etnike e territoriale, kurse Po tolerancës, bashkëjetesës dhe barazisë mes komuniteteve të ndryshme etnike. Me këtë është realizuar premtimi për afrimin e pushtetit lokal me qytetarët, si dhe përdorimi i gjuhës amtare në komunikimin me institucionet, gjë që ka kontribuar në përmirësimin e komunikimit dhe uljen e tensioneve në komunat me popullatë të përzier etnike”, theksoi zëvendëskryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes.

Ai theksoi se kjo marrëveshje mbetet prioritet i Qeverisë së RM-së, sepse sipas tij, ky dokument hapi rrugën vendit për tu anëtarësuar në familjen e madhe evropiane. 

“Në të ardhmen mbetemi të fokusuar në obligimet që dalin nga ky dokument paqësor. Me punësimin e bashkësive etnike u bë edhe një hap i konsiderueshëm në drejtim të përfaqësimi adekuat dhe u plotësuan parakushtet shtesë për barabarësinë e çdo qytetari në Maqedoni, si dhe një ndryshim esencial në këtë vit që ka të bëjë me inkorporimin e shumicës së Badinterit  në procedurën e  zgjedhjes së gjykatësve nga Këshilli Republikan gjyqësor, princip që përkon me atë  se shumica e të dy bashkësive etnike sjell vendime të përbashkëta në lidhje me çështjet kryesore  dhe reforma në sferën e gjyqësisë”, theksoi Musa Xhaferi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com