Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Gruevski: Marrėdhėniet Serbi- Maqedoni duhet thelluar

Gruevski: Marrėdhėniet Serbi- Maqedoni duhet thelluar

  Publikuar: 17 Dhjetor 2011, E Shtune 19:20:16. E lexuar 116 herė
Gruevski: Marrėdhėniet Serbi- Maqedoni duhet thelluar

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se marrėdhėniet midis Maqedonisė dhe Serbisė do tė vazhdojnė tė pėrparojnė dhe tė thellohen.

Ai këtë e deklaroi dje pasdite në takimin me presidentin serb Boris Tadiç, i cili edhe sot po vijon vizitën e tij dyditore në Shkup, në kuadër të një forumi ekonomik midis kompanive të të dyja vendeve. 

Gruevski në takimin me Tadiq ka vlerësuar rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm dhe marrëveshjeve të arritura, duke nënvizuar marrëveshjen më të fundit për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e policive të të dy vendeve, marrëveshjen për kalimet kufitare me letërnjoftime, marrëveshjet për hapjen e pikave të reja kufitare dhe marrëveshje të tjera për bashkëpunim ekonomik, tregtar, kulturor, etj. 

Kryeministri Gruevski gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që Maqedonia të ndihmojë Serbinë me përvojën e saj të deritanishme në procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. 

“Në takimin e përbashkët është konkluduar se marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të vazhdojnë të përparojnë gjatë periudhës së ardhshme, duke nënvizuar me theks të veçantë aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në BE dhe krijimin e kushteve për prosperitet në tërë rajonin e Ballkanit”, thuhet në komunikatën e kryeministrit Gruevski pas takimit me presidentin Tadiq.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com