Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka dhėnė vlerėsime pėr tre subjektet opozitare dhe punėn qė ata bėjnė.
Duke ju referuar ish-partnerit të koalicionit të LDK-së ka sugjeruar që të shikohet modeli qeverisës në Prishtinë.
“Dështimi i plotë në Prishtinë është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës për filozofinë qeverisëse apo keqqeverisës të LDK-së”, ka thënë Thaçi.
Në lidhej me Vetëvendosjen Hashim Thaçi ka theksuar se ata Kanë future në Kuvendin e Kosovës fjalor rrugaçërie, shfaqe të dhunës si dhe frymë antiamerikane e antievropiane.
Më i rezervuar është treguar për AAK-në ku ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projektet që sponsorizohen nga komunat e drejtuara prej këtij subjekti. Megjithatë Thaçi nuk ka lënë pa sjellë në vëmëndje Ramush Haradinajn ,të cilin e ka quajtur humbës në secilën garë zgjedhore me të.
Thaçi në fund ka përcjellë një mesazh ndaj opozitës duke deklaruar se është i gatshëm të hyjë në garë me ta që tani, madje, duke organizuar zgjedhje të parakohshme.