Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ivanov kėrcėnon Greqinė, nuk japim as emrin e as identitetin

Ivanov kėrcėnon Greqinė, nuk japim as emrin e as identitetin

  Publikuar: 15 Dhjetor 2011, E Ejte 22:21:10. E lexuar 288 herė
Ivanov kėrcėnon Greqinė, nuk japim as emrin e as identitetin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Maqedonia edhe mė tej mbetet nė kursin e euro integrimeve ndėrsa vendimi i GJND-sė paraqet edhe njė shtytje nė kėtė drejtim. Kėshtu deklaroi presidenti Gjorge Ivanov nė fjalimin e rregullt vjetorė para deputetėve nė kuvendin republikan.

Sipas Ivanovit vendi i plotëson të gjitha kushtet për integrim në BE dhe NATO, por vazhdon të jetë i bllokuar nga fqinji jugor Greqia, të cilin e përkujtoi se deshi apo jo, Maqedonia është realitet. Ivanov gjatë fjalimit madje me tone kërcënuese u shpreh se për çështjen e identitetit, gjuhës nuk ka se çfarë të bisedohet,  
“Dua të përcjell një porosi deri tek fqinji jonë. Republika e Maqedonisë është realitet. Ky realitet ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistoj.  Për çështjen e identitetit, gjuhës, kulturën dhe kushtetutën, aspak nuk dëshirojmë dhe nuk ka nevojë të bisedojmë. Askush  nuk ka të drejtë që këto prioritete t’ia kontestoj dikujt tjetër. Këto janë vlera që vetëm mund të konstatohen dhe të respektohen. Për këtë arsye duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë në të ardhmen nuk do të pranoj raport ku nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas. Dëshiroj të dërgoj një apel deri tek bashkëqytetarët e mi. Rrini rehat. Askush në këtë botë  nuk mundet dhe nuk do të mundet  të na i marrë ato që e kemi, emrin tonë kushtetues, identitetin tonë”, deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Edhe përkundër kësaj Ivanov u shpreh optimist se vendi do të anëtarësohet në BE dhe NATO. Sipas tij nuk është pyetja se a do të anëtarësohemi, por kur do të anëtarësohemi. Gjatë fjalimit vjetor Ivanov u ndal edhe në 10 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky që sipas tij ka ndikuar shumë në rritjen e mirëbesimit në vend.
“Modeli ynë nuk është vetëm shembull për rajonin, por marrëveshje parimet e së cilës inspirojnë më gjerë.  Sikurse ne që e respektojmë  modelin tonë, ashtu kërkojmë që edhe të tjerët t’i respektojnë parimet e tija. Ne e mbrojmë modelin tonë. I porosis të gjithë ata të cilët për çfarëdo qoftë shkaqesh  dyshojnë në këtë dokument, deri tek të gjithë ata që dëshirojnë ta varrosin këtë marrëveshje dhe të nxisin përçarje , që të mos tentojnë, ngase përpjekja e tyre është e gjykuar në mossukses.  Të gjithë atyre të cilët duke djegur flamurin, flamurin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në rast se mendojnë me atë ta djegin edhe  bashkëjetesën, dua t’i porosisë, nuk do të keni sukses”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov gjatë fjalimit u ndal edhe në fushën ekonomike duke  lavdëruar në këtë drejtim politikën e qeverisë Gruevski. Por sikurse në dy vitet e kaluara, edhe kësaj radhe fjalimi i presidenti Ivanov nuk u përkthye në gjuhën shqipe. Nga Kabineti i tij u arsyetuan se përkthimi nuk është bërë për shkak të mungesës së kuadrit shqiptar.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com