Mesnatėn e sė martės Qyteti i Shkupit miratoi buxhetin pėr vitin 2012. Buxheti pėr vitin e ardhshėm ėshtė 6 530 415 000 denarė, buxhet ky qė ėshtė 14, 1 pėr qind mė i lartė se i vitit tė kaluar. Edhe pse buxheti ėshtė rritur pėr disa pėr qind pėr shqiptarėt e Shkupit pėrfitimet janė minimale.
Këshilltari Idriz Orana thotë se buxheti është diskriminues për shqiptarët, është minor dhe nuk korrespondon me realitetin. “Pjesët shqiptare në Qytetin e Shkupit kanë mbet jetime, pasi kryetrari i Qytetit të Shkupit as që do të dëgjojë për këtë. Ato para që ndahen janë shumë simbolike. P.sh. në kulturë ku janë ndarë rreth një milion euro për shqiptarët janë ndarë vetëm 60 mijë euro dhe atë gjysma e mjeteve për bibliotekën Vëllezërit Milladinovci për përkthimin e librave të Vëllezërve Milladinovci”, thotë Orana, duke shtuar se amendamentet që ka parashtruar ai nuk kanë kaluar, përfshirë këtu edhe amendamentin për Muzeun e Lirisë. Sipas tij, nëse Këshilltarët shqiptarë do të votonin bashkërisht do të kishin përfituar shumë më shumë mjete. “Unë kisha disa amendamente në favor të shqiptarëve por falë këshilltarëve të BDI-së të cilët gjatë votimit të tyre taktizonin, dilnin jashtë pasi ishin në një pozitë të palakmueshme dhe ato amendamente nuk kaluan për 2 ose tre vota. Kisha dhe një projekt për Muzeun e Lirisë në shtëpinë e Jashar Beut që ti jepet një ndihmë prej 20 mijë eurove dhe nuk kaloi. Nëse ne shqiptarët votonim bashkë do të kishim përfituar një buxhet shumë më të mirë për shqiptarët e Shkupit, buxheti do të merrte një kahje tjetër”, thotë Orana. Sipas tij për pjesën shqiptare të Shkupit janë ndarë vetë dy ose tre për qind e buxhetit të përgjithshëm. Ai sqaron se nëpër korridore flitet se me rebalancin e buxhetit do të ketë ndryshime dhe në të ardhmen do të kanalizohen paratë edhe në pjesën shqiptare.
Edhe Këshilltari Qemal Musliu thotë se nuk është i kënaqur, por mendon se ata kanë bërë më të mirën që nuk është bërë në dekadën e fundit. “Nuk mund të themi se ne kemi arritur gjithçka, por megjithatë vlerësoj se këto 2-3 vjet kemi një përparim të dukshëm dhe mendoj se në kontinuitet duhet të punojmë që edhe qytetarët që jetojnë në komunat shqiptare ta shohin punën e Qytetit të Shkupit”, thotë Musliu. Sipas tij ky buxhet është në interes të qytetarëve të Shkupit, sepse Shkupi është një tërësi edhe pse diku dominon popullata shqiptare e diku popullata maqedonase, megjithatë qyteti është i të gjithë qytetarëve. “Qyteti i Shkupit me projekte të ndryshme merr parasysh të zhvillojë ekonominë lokale, të zhvillojë turizmin që të jetë atraktiv. Ka projekte në lidhje me higjienën e qytetit, në lidhje me gjelbërimin, e posaçërisht me ekologjinë. Janë ndarë mjete edhe për arsimin e mesëm. Sa i përket projekteve në mjediset ku jetojnë shqiptarët do të jepen 50 milionë denarë për urën e Sarajit, hulumtimin e ujit për pije në Radushë, rekonstruimi i bulevardit Krste Misirkov, zgjerimi i rrugës Hristian Todor Karposh, rekonstuimi i rrugës Samoillova në Çair, rekonstruimi dhe zgjerimi i rrugës së plastikave, etj”, sqaron Musliu, duke shtuar se plot projekte janë të përbashkëta dhe nuk mund të ndahen në shqiptare apo maqedonase.