Deputeti i lėvizjes politike ‘Vetėvendosja’ Albin Kurti gjatė njė ore leksioni tė mbajtur nė njė universitet privat nė Tiranė deklaroi se shumica e shqiptarėve qė jetojnė brenda dhe jashtė territorit tė Shqipėrisė ndjehen tė pafuqishėm pėr tė ndryshuar gjendjen e tyre sociale-ekonomike dhe politike ndonėse janė tė pakėnaqur me realitetin ku jetojnė.
Në këtë leksion ndër të tjera Kurti u shpreh se pafuqishmëria e shqiptarëve po shfrytëzohej nga klasa që sundon. Deputeti kosovar para studentëve të këtij universiteti ka shpjeguar edhe filozofinë e punës së lëvizjes së “Vetëvendosje”, ndërsa ka folur edhe mbi zhvillimet brendshme në Kosovë që sipas tij ka diktuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes si lëvizje dhe jo si parti politike.